Biblioteka “Hamit Beqaj” ndodhet në Tiranë dhe mund të themi që është një ndër bibliotekat më të mëdha dhe më aktivja në organizimin e aktiviteteve që kanë për bazë librin. Kjo bibliotekë është afër shkollës së Kuqe, dhe dikur ka qenë salla e leximit nr 3 të Bibliotekës Kombëtare. E ndarë në 3 mjedise, salla e madhe e aktiviteteve ku janë edhe autorët shqiptarë, salla ku janë autorët e huaj të përkthyer në shqip dhe salla e tretë ku është libri për fëmijë dhe libri në gjuhë të huaj. Në këtë bibliotekë, fondi është shumë i pasur me botime të vjetra, mes tyre edhe ekzemplarë të rrallë ku mund të përmendim botimin e Hamletit në shqip i vitit 1943. [1] [2]


Burimet

Redakto
  1. ^ http://www.gazetatema.net/2018/11/04/rikonstruktohet-biblioteka-hamit-beqaj-veliaj-eshte-fitore-mbi-antikulturen-alternative-qe/
  2. ^ https://www.intoalbania.com/sq/rizgjimi-i-bibliotekave-te-lagjes-tradita-qe-po-kthen-lexuesin-tek-libri/[lidhje e vdekur]