Biblioteka “Misto Treska”
Biblioteka “Misto Treska” ndodhet në Tiranë mbrapa kafe Florës, pranë rrugës së Durrësit, është ndër ato biblioteka, e cila i është nënshtruar rregullimit, duke unifikuar të njëjtën pamje të dukshme si më bibliotekat e tjera. Ajo është krijuar që në vitin 1963 dhe ka pasur një veprimtari me shkëputje. Në vitin 2018 pati rikonstruktimin e fundit dhe sot në të ka një fond të pasur me tituj të cilët kanë qenë pjesë e bibliotekës dhe një pjesë e dhuruar. Biblioteka është e hapur çdo ditë nga e hëna në të shtunë nga ora 8.00 deri në 19.00. [1] [2]