Biblioteka e Arkivit Qëndror Shtetëror i Filmit

Biblioteka e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit ndodhet në Tiranë. Përmban libra dhe periodikë të ndryshëm të profilit të kinemasë, Arkivit dhe industrisë së filmit, botime shqiptare dhe të huaja. Rreth 2500 tituj librash kinematografikë, botime shqiptare dhe të huaja janë të skeduara dhe të ndara në fonde sipas shteteve.

Në mes periodikëve mund të përmendim:

Koleksioni i Gazetës Drita

Koleksioni i Revistës Nëntori 1965 - 1991

Koleksioni i Revistës "Skena dhe Ekrani"

Koleksioni i Buletinit Kinematografik, botim i ish-Kinostudios

Koleksionet e Revistave shqiptare AKT, KULT, FILM, etj.

Koleksioni i Revistës britanike Sight and Sound, botim i British Film Insitute

Koleksioni i Gazetës së famshme pariziene "L'Illustration", 1928

Koleksioni i Revistës ruse "KINO"

Koleksioni Journal of Film Preservation, botim i FIAF

Katalogje, dispensa, buletinë, filmografi, fjalorë për kinemanë, etj.