Biblioteka e Beratit “Vexhi Buharaja”

Biblioteka publike e qytetit të Beratit mban emrin e orientalistit dhe poetit të njohur Vexhi Buharaja. Ajo është ndërtuar në vitin 1973, është e vendosur në qendër të qytetit dhe ruan tiparet arkitektonike të kohës. Fondet e materialeve bibliotekare përfshijnë 12.229 tituj dhe 63.516 ekzemplarë ku fondin kryesor e zë libri shqip me 2.716 tituj dhe 42.176 ekzemplarë, fondi i librit të huaj me 9.200 tituj dhe 13.740 ekzemplarë, periodiku në shqip 193 tituj dhe 5.100 ekzemplarë dhe periodiku i huaj me 120 tituj dhe 2.500 ekzemplarë.