Biblioteka e Korçës "Thimi Mitko"
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Biblioteka publike e Korçës që mban emrin e folkloristit të shquar Thimi Mitko është krijuar në vitin 1921 nën kujdesin e Federatës “Vatra” dhe ishte vendosur pranë Bashkisë. Në këtë periudhë kjo bibliotekë numëronte në fondin e saj 30000 libra, shumica në gjuhën frënge. Në vitin 1975 kjo bibliotekë u transferua në ndërtesën e re ku ndodhet edhe sot, përurimi i së cilës u bë më 28 nëntor 1975. Sot ajo ka në dispozicion të lexuesit mbi 200000 libra, nga të cilët 140000 janë në gjuhën shqipe, pjesa tjetër në gjuhë të huaj.