Biblioteka publike “Shevqet Musaraj” e qytetit te Vlorës daton e themeluar në 22 gusht te vitit 1946. Tradita e bibliotekave në rrethin e Vlorës është e hershme. Ajo zë fill qysh me kodikët dhe dorëshkrimet e rralla te Vlorës dhe Himarës në shek. XIII-XVI, bibliotekën e Mekatit (1672), atë te familjes Vlora (shek.XVIII), bibliotekën e Manastirit te Zvernecit, atë te Kishës Ortodokse (1916), te Odes se Tregtisë (1920), etj.

Me vone si baze për krijimin e kësaj biblioteke shërbyen fondi i librave te “Bibliotekës se Arsimtareve” (1939) dhe Librarisë “Shpresa” (prone e arsimdashësit Ibrahim Shyti) te asaj kohe te qytetit, i cila numëronte rreth 5156 libra. Me pas në pasurimin e këtij fondi kontribuuan me dhurime librash dhe materiale te ndryshme informative familjet dhe intelektualet e shquar te qytetit si: Ibrahim Shyti (arsimtar), Ali Asllani (poet dhe ish Kryetar i Bashkisë Vlore), Musa Jonuzi (Jurist), Nexhat Hakiu, Sheref Dano, Ali Mihali (mjek), Jani Minga (arsimtar) ; familja Bezhani (themeluese e te pares banke private në Shqipëri në vitin 1856, te quajtur “Banca di Napoli”), familja Karbunara, etj.

Fillimisht biblioteka u vendos në mjediset e familjes Haxhi, pranë Sheshit te Flamurit. Me pas dhe deri në vitin 1974 kjo biblioteke e kreu funksionin e saj në godinën e shtëpisë se Eqerem bej Vlorës. Po ketë vit ajo zhvendoset në një tjetër godine, në atë te familjes hebreje Matathia, në qendër te qytetit.

Pas vitit 90’, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, i cili pasoi me procesin e kthimit te pronave ish-pronareve, kjo biblioteke vendoset në ambientet e Pallatit te Kulturës “Labëria”. Në vitin 1998 kjo biblioteke vendoset në një godine te re, në ish-ambientet e Bankës Agrare te qytetit, godine ku ndodhet edhe sot. Po ketë vit biblioteka j’u nënshtrua një rikonstruksioni te plote fale dhe ndihmës dhe financimit te Fondacionit SOROS në Shqipëri.

Sot kjo biblioteke, e ristrukturuar dhe e përshtatur sipas standardeve bashkëkohore, është nen varësisë e Bashkisë Vlore dhe e përfshire në Qendrën Kulturore te qytetit. Fondi i BibliotekeS “Sh.Musaraj” përfshin rreth 120 mije ekzemplare librash, te autoreve shqiptar dhe te huaj, në fusha te ndryshme si: albano-balkanogjik, historik, shkencor, artistik, etnografik, ekonomik, mjekësor, agrar, etj.

Në ambientet e kësaj ndërtese prej dy katesh ndodhen disa salla leximi si: Salla e Librit për Fëmije, Salla e Konferencave, Salla e Librit Politik si dhe Libërlidhja. Se fundi, në shtator 2004, këtij institucioni publik i është shtuar edhe Kendi Amerikan i Librit, një dhurate dhe financim i Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Ky kënd përfshin rreth 500 libra në gjuhen angleze në fusha te ndryshme Aktualisht kjo biblioteke i shërben gjithë komunitetit te qytetit prej 125 mije banoresh, si dhe numëron rreth 4.000 anëtare, te cilët qarkullojnë, në një vit kalendarik, rreth 35 mije libra te ndryshëm. Ky institucion gjithashtu ka lidhje dhe bashkëpunon me mjaft biblioteka analoge dhe institucione te rëndësishme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si; Bibliotekën Kombëtare Tirane, bibliotekat e Shkupit (Maqedoni), bibliotekat në Kosove, Universitetin Teknologjik Ismail Qemali” Vlore, Universitetin e Lecces-Itali, etj.

Se fundi, mjaft personalitete te fushës se librit i kane dhuruar bibliotekës libra dhe koleksione te ndryshme me vlere, te cilat kane pasuruar fondin e kësaj biblioteke. Te tille mund te përmendim: akademikun vlonjat Shaban Demiraj, poetin Fatos Arapi, familjen e shkrimtarit Petro Marko, familjen e patriotit Ibrahim Shyti. Gjithashtu libra janë dhuruar edhe nga botuesi Fatmir Koçi – pronar i Shtëpisë botuese “Toena”, si dhe Biblioteka e Lecces- Itali. Biblioteka Publike : Sh. Musaraj” zhvillon një veprimtari te gjere në shërbim te lexuesit për dhënien e një informacioni te gjere kulturor, artistik dhe shkencor. Ajo ofron shërbime me fonde te hapura në te gjithë sektorët e saj. Drejtimi kryesor i veprimtarisë se kësaj biblioteke është pasurimi i vazhdueshëm i fondit te saj, përpunimi tekniko-shkencor, diskutimi dhe promovimi i librave te autoreve te letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Se fundi ajo është e pajisur me një rrjet kompjuterik informacioni si dhe ofron shërbimin e internetit për te rinjtë në veçanti, por dhe gjithë komunitetin në përgjithësi.

Shiko dhe këtë Redakto

Theksojmë, se Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e qytetit të Vlorës është krijuar në vitin 1936 nga një grup arsimtarësh dhe me kontributin e Familjes Vlora, ...

Lidhje të jashtme Redakto