Gianmaria Biemmi (Goglione Sopra, 2 shkurt 1708 - Brescia, 27 dhjetor 1784) ka qenë një prift dhe historian italian.[1] Njihet në historiografinë shqiptare për veprën e tij Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh, botuar në Brescia më 1742.[2]

Faik Konica historinë e lashtë dhe burimore të flamurit tonë e dëshmon në bazë të burimeve shkencore. Si burim të parë ai përmend veprën e një autori të panjohur shqiptar nga Tivari: “Historia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik më 1480, trembëdhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut. Siç na informon Konica, për fat të keq nga kjo vepër nuk ka mbetur asnjë ekzemplar ; po me megjithëkëtë – thotë autori – e njohim me anë të priftit Biemmi, i cili e përdori, pothuaj e përktheu në jetë të Kastriotit që e botoi italisht më 1742 në Breshia. Këtë burim të parë, Konica e konsideron shumë të vlefshëm për jetën e Skënderbeut.

Referime

Redakto
  1. ^ Fappani, Antonio (2016). "Biemmim, Gianmaria". enciclopediabresciana.it (në italisht). Marrë më 2 korrik 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Frashëri, Kristo (2002). Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra. fq. 9.