Big Market e ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, dhe u zgjerua në një rrjet të tërë.

Big Market
IndustriaSupermarkete
Themeluar nëTirana, 1999
ThemeluesiVullnet Sinaj
Zyrat qendroreTirana
Zona e shërbimit
Shqipëri
Njerëzit kyç
Ilir Saliaj
ProdhimiUshqime
Fitimet$ 1,03 milion
Faqja e internetithttp://www.bigmarket.al/

Emri i supermarketit të parë ka qenë Bashkimi (sot supermarketi tek nëntë-katëshet), pasi Big Market ka në thelbin e vete bashkimin, bashkimin e shumë tregtarëve në një grup të vetëm. Supermarketi i radhës e mori emrin Big Market dhe më vonë ky emër u bë marka e gjithë grupit.

Tashmë prej 20 vitesh, nëpërmjet një drejtimi vizionar, fillimisht, të ideatorit dhe themeluesit Z. Vullnet Sinaj dhe një pune e dedikimi të madh të të gjithë partnerëve e stafit të tij, Big Market ka arritur të zgjeroje aktivitetin në të gjithë Shqiperinë.

Aktualisht rrjeti ka aksionerë nga e gjithë Shqipëria nën drejtimin e Presidentit Z. Ilir Saliaj. Mbi 2000 punëtorë, 140 markete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme.

Big Market, është frut i një pune të përditshme e të palodhur të të gjithë stafit me furnitorët dhe klientët. Në supermarketet Big Market tashme tregtohen më shumë se 30.000 artikuj ekskluziv që plotësojnë më së miri të gjitha nevojat e çdo familjeje.

Ofrimi i produkteve të standarteve të larta ndërkombëtare si: HACCP, SGS ISO 9001:2000, BRC, IFS, Jo OGM etj., tregon për kujdesin që Big Market tregon për cilësinë dhe sigurinë e çdo produkti sepse nevojat dhe siguria e klientëve janë primare dhe për këtë me meritë të plotë Big Market ka merituar vlerësimin si “Kompania Lider me produkte cilësore në fushën e marketeve shqiptare” .

Big Market fitoi “Çmimin e Konsumatorit” CCI AWARD 2015 të dhënë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Njëkohësisht BigMarket është vlerësuar për dy vite rradhazi, në 2016 dhe 2017 me çertifikatën e Vlerësimit BEST BUY AWARD dhënë nga ICERTIAS Zvicer.

Ky vlerësim dëshmon raportin më të mirë Çmim- Cilësi që Rrjeti Big Market ofron ne tregun shqiptar duke e bërë një markë të mirënjohur dhe të dashur për familjet shqiptare. Qëllimi ynë është që t’ju ofrojmë klientëve tanë shijen shqiptare, ballkanase dhe europiane me cilesinë më të lartë dhe çmimin më të ulët, artikuj gjithmonë të rinj, me një zgjedhje të kuruar e me vlera e shumëllojshmëri pa fund. Prej këtu rrjedh dhe sllogani “Big Market- Di çfarë zgjedh!”

Shënim: Ky informacion është rifreskuar në muajin qershor 2020.


Facebook

Instagram

Linked In[lidhje e vdekur]

Twitter

TikTok