Birbilenjtë kanë qenë një çetë kaçakësh shqiptarë e viteve 1850-60, që kur u kapën nga autoritetet turke ishin 13 vetë, edhe pse grupi kur ishte aktiv shkonte deri në 50 vetë. Emërtimin u ngeli në kujtesën popullore nga emrat e komandantëve, Bilbil Shako e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht të rinj të fshatrave Nivicë, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush, Smokthina e nga zona të tjera të Labërisë. Sulmonin karvanët ushtarakë turq, por edhe mallin e bejlerëve dhe agallarëve të pasur. Prania e tyre bëri që për shumë vite, autoritete turke t’i rrinin larg krahinës së Kurveleshit. U kapën me tradhti dhe u ekzekutuan me varje në Janinë.

Kujtesa popullore

Redakto
  • Bilbilenjtë e trembëdhjetë
  • Për Bilbil e për Resulë,
  • Katër pashallarë u ç'kulë,
  • O ju të shkretët çaçkënë,
  • Shkurti u prishi takëmë,
  • U hodhi borë të rëndë...
  • Bilbilenjtë trembëdhjetë,
  • Vanë në litare vetë.
  • -Ngreu Bilbil e hidh litarë,
  • -Dale bej të dredh cigarë,
  • Se s'jam çanaku me dhallë,
  • Po jam Bilbili me pallë...
  • Lanet paç Xhelal Voshtina
  • Vare trembedhjete trima...


Kenge tjeter

  • O Kurveleshi me gurë
  • shtatë pashallare u ckulë
  • per Bilbil e per Resul'
  • Aslla... trima fërtunë