Biokarburant është një karburant që është prodhuar përmes proceseve biologjike bashkëkohore, të tilla si bujqësia dhe tretja anaerobe, në vend se një karburant i prodhuar nga proceset gjeologjike të tilla si ato të përfshira në formimin e karburanteve fosile, si qymyri dhe nafta, nga materia biologjike parahistorike. Biokarburantet mund të rrjedhin direkt nga bimët, ose indirekt nga mbetjet bujqësore, shtëpiake dhe industriale [1]. Biokarburantet e ripërtëritshme në përgjithësi përfshijnë fiksim bashkëkohore të karbonit, të tilla si ato që ndodhin në bimë ose mikroalga përmes procesit të fotosintezës. Biokarburante të tjera të ripërtëritshme janë bërë nëpërmjet përdorimit ose konvertimit të biomasës. Biomasa mund të konvertohet në tre mënyra të ndryshme: konvertim termik, konvertim kimik, dhe konvertim biokimik. Ky konvertim i biomasës mund të rezultojë në karburant në formë të lëngshme, të ngurtë dhe të gaztë. Kjo biomasë e re mund gjithashtu të përdoret direkt për biokarburante.

Karburantet e lëngshme për transportim

Redakto

Shumica e karburanteve të transportit janë lëngje, sepse automjetet zakonisht kërkojnë densitet të lartë të energjisë. Kjo ndodh natyrshëm në lëngjet dhe trupat e ngurtë. Densitet të lartë të energjisë gjithashtu mund të fitohet nga një motor me djegie të brendshme. Këto motorë kërkojnë karburante me djegie të pastër. Karburantet të cilat më lehtë digjen pastër zakonisht janë lëngjet dhe gazi. Kështu që lëngjeve plotësojnë kërkesat e të qënit edhe me energji të dendur dhe me diegie të pastër. Përveç kësaj, lëngjeve (dhe gazeve) mund të pompohet, që do të thotë përpunimi është lehtë i mekanizuar, dhe në këtë mënyrë më pak i mundimshëm.

Biokarburantet e gjeneratës së parë

Redakto

Biokarburantet e "gjeneratës së parë" ose konvencionale janë bërë nga sheqeri, niseshtja, ose vaji i perimeve.

Biokarburantet e gjeneratës së dytë (të avancuar)

Redakto

Biokarburantet e gjeneratës së dytë, të njohura gjithashtu si biokarburante të avancuar, janë karburante që mund të prodhohen nga llojet e ndryshme të biomasës.

Biokarburantet e qëndrueshme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Çfarë është biokarburanti? Përkufizimi dhe kuptimi". BusinessDictionary.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2015. Marrë më 30 maj 2015.