Biotopet
Biotopet ( greq. bios - jetë dhe topos - vend) janë mjedise në të cilat jetojnë organizmat. Biotopet themelore janë: tokësore, ujore dhe ajrore (në atmosferë).
Me ndarje tjetër biotopi tokësor ndahet në sipërfaqësorë, nëntokësor (në Tokë) dhe i shpellave, kurse biotopi ujor ndahet në ujëra të ëmbla dhe detare.
Biotopi detar,varësisht nga thellësia , ndahet në : litoral (pranëbregdetar) deri në 200 m thellësi, batial - prej 200 dri 3000 m, dhe abisal - mbi 3000 m thellësi.
Në çdo biotop jetojnë organizmat përkatës, që u janë përshtatur kushteve jetësore në mjedisin përkatës dhe dallohen prej organizmave të biotopit tjetër.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |