Biri i erës Roman me Autor Viktor Canosinaj. Shtëpia botuese: Dyrrah. Viti i botimit 2006. Faqet e librit 108. ISBN 978-99943-938-0-4

Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit. Romani shtjellon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, për punë dhe për luftë. Kali njeh mizoritë njerëzore, sidomos ato të luftës. Ëndrra e madhe e lirisë e çon kalin me emrin Biri i Erës drejt arratisë bashkë me shokët e një cirku shetitës, ku ai punonte prej disa vjetësh. Më në fund ata shpëtojnë nga zgjedha e njerëzve.