Birmingham (shqip Birmingëm) është qyteti më i madh në shtetin AlabamaShteteve të Bashkuara të Amerikës. Qyteti është qendra e qarkut Jefferson. Popullsia e qytetit ishte 212.237 banorë sipas regjistrimit të vitit 2010.

Birmingham
Birmingham
Qytet
Pamje të ndryshme nga Birmingëm
Pamje të ndryshme nga Birmingëm
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 212,237
Faqja zyrtarewww.birminghamal.gov

Birmingham u themelua në vitin 1871, gjatë periudhës së Rindërtimit pas Luftës Civile , përmes bashkimit të tre qytezave ferma ekzistuese, sidomos, Elyton. Ai u zgjerua që nga ajo kohë, duke aneksuar shumë nga fqinjët e tij më të vegjël, në një qendër industriale dhe transporti hekurudhor dhe me një fokus në miniera, industrinë e hekurit dhe çelikut dhe hekurudhat. Qyteti e ka marë emrin nga qyteti i madh industrial Birmingham i Mbretërisë së Bashkuar. Shumë, në mos shumica, e kolonëve origjinale që themeluan Birmingham ishin me prejardhje angleze.