Bishtpelëza e Korabit
lloj i bimëve
Bishtpelëza e Korabit është një bimë barishtore shumëvjeçare tufore e familjes gramore me kërcell deri 30-40 cm, me gjethe shumë të ngushta, pak të forta, me lule rreth 3-5 cm të gjatë. Përbëhet nga kallithë të shumtë e të vegjël. Është bimë neoendemike e Shqipërisë, e takuar për herë të parë në Malin e Korabit, por ka shtrirje në disa zona të Shqipërisë Lindore. Gjendet e sigurt në kullota të zonës alpine deri në 2.500 m mbi sipërfaqen e detit. Në gjendje natyrore shumohet kryesisht në mënyrë vegjetative.