Bjeshkët e Kaçinarit, të njohura në harta dhe si Bjeshkët e Kuzhnenit, përbëjnë një bllok të pandarëme bjeshkët e Tërbunit (Pukë), me majën më të lartë atë të Suçelit l476 metra.

Skeda:Bjeshkët e Kaçinarit.jpg
Bjeshkët e Kaçinarit

Përshkrim

Redakto

Bjeshka e Kaçinarit shtrihet në pjesën veriore të lumit Fani i Madh. Është përgjithësisht një bjeshkë e rrafshët, nga më interesantet në Veriun e Shqipërisë, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël), Fushën Gjobardh, Fushë Benën, Livadhin e Hamzit etj.

Është shfrytëzuar për disa dhjetëvjeçarë lënda pyjore e saj, si dhe bimet industriale qershigla, kërpurdha etj.

Lloji kryesor është pisha e zezë. Bjeshka e Kaçinarit ka një toponimi mjaft pikante që dëshmon pastërtinë dhe vjetërsinë e fjalës shqipe. Burimet ujore të kësaj bjeshke sigurojnë bimësi të shendetshme në fshatrat Kuzhnen, Gjegjan, Kaçinar, Arrës, Shtuf, Shëngjergj, Gjazuj.

Nga kjo bjeshkë nis burimi i lumit të Gjadrit që përshkon Zadrimën me të cilën kufizohet Mirdita në pjesën perëndimore të saj.

Referime

Redakto