Blendi Fevziu, biografia e tij dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhën

Blendi Fevziu, biografia e tij dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhën Gjinia: Biografi. Autori: Kastriot Myftaraj. Shtëpia botuese: "Princi". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 808. ISBN 978-9928-4090-3-4

Koment nga botuesi

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.

Ndërmarrja ime për ta botuar këtë libër, jashtë natyrës së botimeve Princi, ka të bëjë me llojin e veçantë të biografisë, të biografisë së njerëzve të gjallë dhe me mbipushtet mediatik dhe politik në Shqipërinë virtuale ku gjithçka buron nga ekranet: fama, pushteti, pasuria dhe... krimi. Duke pasur bindjen se ky libër, para viteve '90, nuk do të botohej për shkak të censurës redaktoriale, mendova ta botoj pa e shqyrtuar në mënyrë kritike përmbajtjen e tij dhe madje duke mos ndërhyrë as me korrigjime gjuhësore dhe letrare në tekst.

Botuesi, në çdo rast të përmendjes së emrave, ngjarjeve apo dokumentave të paverifikuara në tekst, nuk merr përsipër të bashkohet apo të mbajë përgjegjësi për pikëpamjet e autorit. Kjo vjen në përputhje me shprehjen e lirisë së pakufishme dhe shpesh barbare të shtypit të shkruar shqiptar në këto 22 vjet të pseudodemokracisë posttotalitare.