Blendi Klosi
Blendi Klosi ka lindur në Tiranë më 17 janar 1971.
Është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë, pranë Universitetit të Tiranës (1988- 1993), ku më pas u angazhua si pedagog.
Ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve Elektronike (1994-1996). Në vitin 1996 ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.
Veprimtaria politike e z. Klosi është mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si Zëvendësministër i Pushtetit Lokal (1999-2001), Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit (2002-2004), Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve (2004-2005), Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (2015-2017).
Gjithashtu, është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, ku ka mbajtur pozicionin e Sekretarit Organizativ në këtë parti (2005-2016).
Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet dhe përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në 5 legjislatura. Aktualisht është zgjedhur si deputet në zgjedhjet e 18 qershorit 2017, si përfaqësues i Qarkut të Beratit në Kuvend.