Blert Morina (lindur në 1 mars 1990) është një aktivist transgjinor nga Kosova i të drejtave LGBTI+ dhe personi i parë transgjinor që i është nënshtruar terapisë hormonale në shtetin kosovar.[1] Prej vitesh Blerti ka lobuar për advancimin e të drejtave LGBTI+ në shoqërinë kosovare. Ai gëzon pozicionin e drejtorit ekzekutiv pranë organizatës CEL.[2][3]

Blert Morina,një aktivist transgjinor prej Kosovo.

Blerti ka qenë i ftuar në panelin me temë “Gjinia dhe Seksualiteti në tekstet shkollore” të organizuar prej "Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë", ku u diskutua rishikimi i kurrikulave shkollore dhe prezenca e gjuhës diskriminuese, mospërfshirja dhe nxitja e paragjykimeve e stereotipeve gjinore, mendësisë patriarkaliste dhe raciste në tekstet shkollore të shkollave të mesme në Kosovë.[4]

Ndryshimi i gjinisë dhe emrit

Redakto

Morina është pjesëtari i parë nga komuniteti transgjinor në Kosovë që është prononcuar publikisht për kërkesën për të ndryshuar emrin dhe gjininë në dokumentet identifikuese/personale (karta e identitetit).Kërkesa iu refuzua në 16 maj nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë, vendlindjen e Blertit.[5]

“Arsyeja pse është refuzuar kërkesa me atë që ne kemi vërejtur është se nuk ka pasur procedura administrative, pra një person trans gjinor kur dëshiron ta ndërrojë emrin dhe shënuesin e gjinisë në dokumente është vu në pah që në Kosovë një gjë e tillë nuk është e mundshme" shprehet aktivisti Morina në një intervistë për Zërin e Amerikës.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ Halili, Dafina (10 tetor 2017). "Duke kaluar në trupin e vërtetë". Kosovo 2.0. Marrë më 17 janar 2024.
  2. ^ ""E çka nëse nuk jemi lezbike, po diçka tjetër?"". Kosovo 2.0. 21 dhjetor 2016. Marrë më 17 janar 2024.
  3. ^ "About us". CEL Kosovo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2018.
  4. ^ "Gjinia dhe Seksualiteti në tekstet shkollore". Gazeta KNN. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 21 korrik 2018.
  5. ^ Morina, Die (25 qershor 2018). "Transgender Man Challenges Kosovo to Accept His Identity". Balkan Insight (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2024.
  6. ^ "Historia e një pjesëtari të komunitetit LGBT në Kosovë". Zëri i Amerikës. 30 maj 2018. Marrë më 17 janar 2024.