Blerta Zeqiri, e lindur më 1979, është një regjisore kosovare dhe skenariste e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Ajo ka punuar në disa filma të shkurtër artistik. të cilët kanë marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare si: Sundance Film Festival, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Oberhausen, Festivalin e Filmit Bradford, etj, duke fituar çmime në një numër të tyre. Ajo punon dhe jeton në Prishtinë, Kosovë.

Fillimet e karrierës

Redakto

Periudha e moshës 15 vjeçare ishte më ndryshe për Blerta Zeqirin, për dallim nga moshataret e saj. Ajo kishte themeluar një bend muzikor, të cilat bënin muzikë rap. Blerta Zeqiri, sot një regjisore e suksesshme kishte filluar karrierën si vokaliste e një bendi muzikor, andaj një copë të madhe në kujtesën e saj nga fëmijëria dhe adoleshenca zë muzika dhe aktiviteti i saj në muzikë. Grupi muzikor që quhej BAM, kishte marr emrin nga tri vajzat e grupit “Blerta, Ardita dhe Mimoza”, të cilat këndonin në qytetin e Suharekës – një qytet i vogël i njohur për kultivimin e rrushit në regjionin jugor të Kosovës. Ky ishte edhe grupi i parë në Kosovë i përbërë vetëm prej grave që këndonin RAP.

Pasi përfundimit të luftës në Kosovë Blerta u kthye në Kosovë për të ndjekur ëndrrën e saj si regjisore. "Profesori im në atë kohë pranoi se isha regjisore dhe shkrimtare e talentuar, por ai shpjegoi se kjo nuk është një profesion për gratë," "E injorova atë dhe e shtyja atë të më tregonte nëse isha e mire. Ai tha, 'Po, je mirë, por je ende një vajzë. Kjo nuk është një profesion për vajzat sepse do të biesh në dashuri, do të martohesh, do të kesh fëmijë dhe nuk do ta ndjekësh këtë karrierë. "Isha e re dhe nuk e pranova këtë." Filmat e Blertës janë shfaqur në festivale duke përfshirë Sundance ajo fitoi çmimin për Best International Short Fiction në vitin 2012.

Martesa

Redakto

Filmi i fundit i Blerta, Martesa është një film dramë që trajton çështjet e komunitetit LGBTQ në shoqërinë kosovare. Filmi Martesa ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare duke përfshirë Festivalin e Filmit të Sidneit dhe Frameline në San Francisko. Në filmat e saj Blerta Zeqiri bën promovimin e grave në industrinë e filmit. Pjesa më e madhe e ekipit që u angazhua për filmin Martesa ishin gra. Disa nga pozitat të cilat u përbën nga gratë ishin projektuese, regjisore e fotografisë, projektuesi i kostumeve, artistja kozmetike, artistja e efekteve speciale.

Referimet

Redakto