Në Republikën e Shqipërisë rriten tri lloje bliri, bliri i argjendtë, bliri gjethegjerë, dhe bliri gjethevogël (bli si zemër)

Përshkrimi

Redakto

Është dru që rritet deri në 25 m lartësi, është gjetherënës, me simetri të thjeshtë. Sistemin rrënjor e ka mjaft të zhvilluar. Gjethet i kanë në formë zemre, të këmbyera, me majë të gjatë e të mprehtë, me bisht të gjatë dhe anash të dhëmbëzuara. Lulet i ka në brakte, mbi një bisht të përbashkët, me ngjyrë të bardhë deri në të verdhë. Gjethet lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë (kryesisht nga Qeshori deri në Korrik). Është lloj që jeton gjatë.

Përhapja

Redakto

Rritet në shkurreta, pyje, në shpate dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut. Të trija llojet e blirit janë të përhapura në të gjithë vendin, si të kultivuara, kurse në gjendje të egër, rriten kryesisht në zona 300-1200m mi nivelin e detit. Bliri gjethevogël rritet kryesisht në juglindje të vendit. Klima dhe toka: Kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe i kultivuar pothuajse kudo. Pjesët që përdoren: Blirit i përdoren lulet së bashku me braktet. Vjelja: Kryhet në Qershor-Korrik kur kanë çelur të paktën 2/3 e gonxheve.

Kërkesat teknike

Redakto
Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë, duke përdorur shkallë (nuk duhet prerë degët apo shkundur me shkop). Duhet të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve. Lulet mblidhen së bashku me braktet në fillim të lulëzimit, derisa nuk ka çelur gjysma e bimës. Vjelja preferohet të bëhet gjatë kohës me diell. Mbledhja e luleve kryhet në periudhën Qershor- Korrik. Tharja bëhet në hije, duke ruajtur ngjyrën e verdhë në të gjelbër të çelur. Nuk duhet të thahen të hedhura mbi plastamas, por mbi shtroja beze. Përdoret kundër kollitjes, pengesave në rrugët e frymëmarrjes, hipertensionit, qetësimit të nervave, ftohjeve si dhe per qetesimin e dhimbjeve te kokes.