Blizzard Entertainment
Blizzard Entertainment, Inc. është kompani zhvilluese dhe publikuese e lojërave kompjuterike e themeluar më 8 Shkurt, 1991 me emrin Silicon & Synapse nga tre studentë, Michael Morhaime, Allen Adham dhe Frank Pearce.
Kompania aktualisht është pjesë përbërëse edhe e kompanisë publikuese amerikane Activision Blizzard, e cila është nën pronën e Vivendi SA. E ndodhur në Irvine, Kaliforni, kompania në fillim ishte e fokusuar në krijimin dhe adaptimin e softuerit për studiot tjera zhvilluese, para se të filloj zhvillimin e softuerit të tyre në vitin 1993 ku vlejnë të përmenden lojërat si Rock n' Roll Racing dhe The Lost Vikings.
Në vitin 1994 kompania mori emrin Blizzard Entertainment Inc para se të kërkohej nga distributorët Davidson & Associates dhe më vonë nga Vivendi. Pas pak kohësh, Blizzard nxorri në shitje lojën e famshme Warcraft: Orcs & Humans. Blizzard më vonë krijoi edhe disa lojëra tjera të suksesshme, duke përfshirë Warcraft, StarCraft dhe seritë e Diablo.
Më 9 Korrik, 2008, Activision zyrtarisht u bashkua me Vivendi Games.
Historia
RedaktoBlizzard Entertainment u themelua nga Michael Morhaime, Allen Adham dhe Frank Pearce me emrin Silicon & Synapse në Shkurt të vitit 1991. Në fillim kompania u fokusua në adaptimin e softuerëve për studiot tjera zhvilluese. Në vitin 1993, kompania zhvilloi lojërat sic ishin Rock n' Roll Racing dhe The Lost Vikings.
Në fillim të 1994, kompania e zhvillimit softuerik u morr nga distributori Davidson & Associates për 6.75 milion dollarë. Po atë vit kompania ndërroi emrin në Chaos Studios para se ta bënin përfundimisht Blizzard Entertainment, por doli që një kompani tjetër kishte po të njejtin emër. Pas një kohe të shkurtër, Blizzard nxorri në shitje lojën e njohur Warcraft: Orcs & Humans.
Pas sukseseve të njëpasnjëshme, në Janar të vitit 1997, Blizzard lançoi shërbimin e tyre online Battle.net, së bashku me lojën e bazuar në RPG, Diablo. Në vitin 2004, Blizzard hapi zyret edhe në Evropë, perkatësisht në Paris, zyre të cilat hynë në shërbim të komunitetit evropian. Në Nëntor të vitit 2004, Blizzard nxorri në treg lojën World of Warcraft, njërën prej lojërave që theu rekorde në shitjet në treg.
Titujt
RedaktoTitulli | Viti |
---|---|
The Death and Return of Superman | 1994 |
Warcraft: Orcs & Humans | 1994 |
Justice League Task Force[1] | 1995 |
Warcraft II: Tides of Darkness | 1995 |
Warcraft II: Beyond the Dark Portal | 1996 |
Diablo | 1996 |
The Lost Vikings II | 1997 |
StarCraft | 1998 |
StarCraft: Brood War | 1998 |
Warcraft II: Battle.net Edition | 1999 |
Diablo II | 2000 |
Diablo II: Lord of Destruction | 2001 |
Warcraft III: Reign of Chaos | 2002 |
Warcraft III: The Frozen Throne | 2003 |
World of Warcraft | 2004 |
World of Warcraft: The Burning Crusade | 2007 |
World of Warcraft: Wrath of the Lich King | 2008 |
StarCraft II: Wings of Liberty | 2010 |
World of Warcraft: Cataclysm | 2010 |
Diablo III | 2012 |
World of Warcraft: Mists of Pandaria | Në beta[2] |
StarCraft II: Heart of the Swarm | Në zhvillim |
StarCraft II: Legacy of the Void | Në zhvillim |
Titan (emri i projektit)[3] | Në zhvillim |
Battle.net 2.0
RedaktoBlizzard lançoi një sistem më të avancuar të shërbimit online të Battle.net në vitin 2009. Ky sistem i ri u mundësoi lojtarëve të luajnë të gjitha lojërat kompjuterike të Blizzard prej një përdoruesi si dhe të shkarkojne kopjet origjinale elektronikisht, duke mos pasur nevojë ta kenë kopjen fizike.
Referime
Redakto- ^ "Blizzard North: Condor and Diablo". Blizzard Entertainment. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2002. Marrë më 15 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Collar, Phil (2012-03-22). "World Of Warcraft: Mists Of Pandaria Beta Is Live". Game Informer. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2012. Marrë më 15 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Destructoid: VGAs Interviews: Mortal Kombat, Blizzard on project Titan". Destructoid. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2012. Marrë më 15 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)