Boçëbora
Boçëbora (Lule bore) është lule e egër. Gjendet në Shqipëri dhe është nga lulet e para që çelin në pranverë në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit” dhe shpesh krijon lëndina të mbuluara me të bardhë në zonat ku gjendet si specie. Gjendet në disa nga zonat natyrore me tipike dhe me vlera të larta të biodiversitetit si në Qafën e Qershisë, Shkallën e Tujanit, faqet perëndimore të Malit me Gropa, etj