Bokërrimat e Mustafa Koçajt
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Bokërrimat e Mustafa Koçajt ndodhen në afërsi të fshatit homonim, në kodrat e Kërrabës, Tiranë, me lartësi 150 - 200 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë një peizazh të shkretëtirizuar, të formuar nga erozioni i fuqishëm në shkëmbinjtë flishorë me përmbajtje të madhe argjili. Ato janë pasojë e veprimit të faktorëve natyrorë dhe të ndërhyrjes pa kriter të njeriut në mjedis, veçanërisht e përdorimin e bimësisë natyrore dhe të tokave. Ato tregojnë qartë se deri ku mund të shkojë “hakmarrja” e natyrës ndaj trajtimit barbar të burimeve natyrore. Prandaj kanë vlera sidomos edukuese mjedisore të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument ndiqet për rreth 25 minuta rruga automobilistike Tiranë – Baldushk – Mustafa Koçaj.