Boletus satanas ( Boleti i Satanit )

Kapelja

Redakto

Gjysmë sferike, pastaj konvekse, me trup të madh (10-30 cm), e trashë dhe kompakte, e bardhë-gri që shkon drejt ngjyrës së verdhë.

Të verdhë ose të verdhë-gjelbër.

Të imët, të verdhë, pastaj bëhen të kuq, bëhen blu të gjelbër po të preken.

Këmba

Redakto

E shkurtër, vezake e fryrë, e verdhë, më shpesh e kuqe në pjesën e mesme, e zbukuruar me një rrjetë të imët të kuqe.

Sfungjeror me ngjyrë të verdhë krem, që bëhet blu menjëherë në ajër, shije të ëmbël, pastaj të hidhur.

Sporet

Redakto

Me ngjyrë gjelbëroshe në masë.

Vendrritja

Redakto

Në vende të thata të djellëzuara të pyjeve me fletorë, dushqe e ahe, në toka gëlqerore sidomos nën lirishte e shqopishte. Gjendet në terrene gëlqerore.

Periudha

Redakto

Në verë, i rrallë.

Helmues por jo i rrezikshëm, provokon shqetësime gastro-intestinale për disa ditë.

Shënim

Redakto

Kjo specie shpesh ngatërrohet me lloje të tjera të grupit si B. luridus, por B. satanas është një kërpudhë që dallohet me lehtësi nga kapelja e zbehtë, e bardhme ose pak gjelbëroshe dhe nga tuli i bardhëm. Tek speciet e afërta tuli është i verdhë.

Referime

Redakto
[1]
  1. ^ Murat Xhulaj. KERPUDHAT. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)