Bordi këshilldhënës evropian për hulumtime
BKEH ishte Bordi Këshilldhënës evropian për hulumtime nga viti 2001 deri në vitin 2007. Pasardhës i tij - që nga viti 2008 - është Bordi evropian i hapësirës hulumtuese (BEHH).[1]
Për Bordin
RedaktoËshtë një komision i nivelit të lartë, i pavarur, këshilldhënës i krijuar nga Komisioni Evropian për të ofruar këshilla për dizajnimin dhe implementimin e politikave hulumtuese të BE-së. BKEH përbëhet nga 45 ekspertët më të mirë (BEHH: 22) nga vendet e BE-së dhe jashtë saj. Anëtarët e tij janë të emëruar në cilësi personale dhe vijnë nga një numër i madh fushash akademike dhe industriale, por duke i përfaqësuar edhe intereset e tjera sociale. BKEH është e përqëndruar në realizimin e Hapësirës hulumtuese evropiane dhe përdorimin e instrumenteve për politika, siç janë Programet kornizë për HZHT të komunitetit. BKEH ofron këshilla dhe mendime për çështje specifike, me kërkesë të Komisionit Evropian ose me inicaitvë të tij. Bordi është i lirë të bashkëpunojë me organizata dhe institucione që janë të interesuara për hulumtimet në Evropë, të krijojë grupe punuese për tema specifike dhe të konsultohet me ekspertë të tjerë që mund ta pasurojnë veprimtarinë e tij. Horst Soboll ishte kryesues i BKEH deri në vitin 2007(?), ndërsa prej vitit 2001 deri në vitin 2005 ishte Helga Nowotny.
Shih poashtu
RedaktoLinket e jashtme
RedaktoReferences
Redakto- ^ "Personalitetet e BEHH". 11 prill 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)