Brandon Teena
Brandon Teena (lindur me emrin Teena Renaer Brandon; lindur në 12 dhjetor 1972- 31 dhjetor 1993) ishte një transgjinor amerikan, i cili u përdhunua dhe u vra në Nebraska.[1][2][3] Jeta dhe vdekja e tij ishin subjekt i filmit të 1999 me titull “Boys Don’t Cry”, i cili ishte pjesërisht i bazuar në dokumentarin e vitit 1998 “The Brandon Teena Story”. Të dyja produksionet ilustrojnë diskriminimin ligjor dhe atë mjekësor që ndeshte komuniteti trans asokohe, disa prej shkaqeve për vdekjen brutale të Teena.[4]
Vrasja e Teena së bashku me vrasjen e Matthew Shepard, solli lobimin e theksuar për një legjislacion kundër krimeve të urrejtjes në SHBA.[5][6]
Jeta
RedaktoBrandon lindi me emrin Teena Renae Brandon[7] në Lincoln, Nebraska, më i vogli i dy fëmijëve të Patrick (1952-1972)[8] dhe JoAnn Brandon. I ati i tij vdiq në një aksident me makinë tetë muaj para se ai të lindte, ndaj u rrit nga mamaja. Joan i vuri emrin të huazuar nga qenushja e tyre, Tina Marie. Teena dhe e motra e tij më e madhe jetuan së bashku me gjyshërit në Lincoln, por më pas u kthyen të jetonin me mamanë e tyre. Familja jetoi në parkun me emër “Pine Acre Mobile Home” në verilindje të Lincoln. Kur ishin fëmijë, Teena dhe Tammy abuzoheshin seksualisht nga xhaxhai i tyre për shumë vite, ndaj Teena kërkoi konsultë psikologjike për këtë gjë në 1991.[9] JoAnn u rimartua edhe një herë midis viteve 1975 dhe 1980, me një martesë e cila dështoi për shkak të alkoolizmit të bashkëshortit. Familjarët e Teena e përshkruajnë atë si tip çunaku që prej vegjëlisë; Teena nisi të identifikohej si djalë gjatë adoleshencës dhe bëri takime me shumë vajza gjatë kësaj periudhe. Mamaja e tij e hodhi poshtë identitetin e tij si djalë dhe vijoi ti referohej si vajzë. Në shumë raste Teena shprehej se ishte interseks.
Në dhjetor 1990 Teena nisi të frekuentojë parkun “Holiday Skate Park” së bashku me miqtë e tij, gjatë daljeve e mbulonte gjoksin femëror. Kur ishte 18 vjeç Teena doli në një takim me një vajzë 13 vjeçare. Ai gjithashtu doli dhe me një vajzë 14 vjeçare, Heather si dhe nisi të vishej rregullisht si djalë. Pak përpara përfundimit të gjimnazit, Teena nisi mos të frekuentojë shkollën dhe notat sa vinin e përkeqësoheshin, derisa u përjashtua nga shkolla në qershor 1991, tre ditë përpara prëfundimit të gjimnazit.
Në verën e 1991 Teena u angazhua në një lidhje serioze me Heather. Më pas Teena u punësua pranë një stacioni karburanti për tu vetëfinancuar si dhe për marrjen me qira të një shtëpie. Mamaja e tij nuk e dha pëlqimin për lidhjen ndaj e bindi vajzën tjetër që ta ndiqte Teenin për ta kuptuar nëse lidhja ishte platonike apo seksuale. Në janar 1992 Teena iu nënshtrua vizitave tek psikologu, i cili doli në konkluzionin se Teena vuante prej një krize të rëndë të identitetit seksual. Më pas ai u shtrua në një qendër për tu siguruar që nuk kishte mendime apo tentativa vetëvrasëse. Ai u lirua prej qendrës tre ditë më vonë dhe nisi të ndiqte disa seanca terapie, ndonjëherë i shoqëruar prej mamasë ose motrës. Ai nuk ndihej i motivuar të diskutonte rreth seksualitetit të tij gjatë këtyre seancave, por më vonë tregoi se ishte përdhunuar në fëmijëri. Seancat përfunduan dy javë më vonë.
Referime
Redakto- ^ Note: – as Brandon Teena was never his legal name, it is uncertain the extent to which this name was used prior to his death. It is the name most commonly used by the press and other media. Other names may include his legal name, as well as "Billy Brenson" and "Teena Ray"
- ^ "U.S. 8th Circuit Court of Appeals – JoAnn Brandon v Charles B. Laux". FindLaw. Marrë më 7 dhjetor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Howey, Noelle (22 mars 2000). "Boys Do Cry". Mother Jones. Marrë më 7 dhjetor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jeon, Daniel. "Challenging Gender Boundaries: A Trans Biography Project, Brandon Teena". OutHistory.org. Marrë më 4 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hate crimes legislation updates and information: Background information on the Local Law Enforcement Hate Crimes Prevention Act (LLEHCPA)" Arkivuar 23 mars 2012 tek Wayback Machine. National Youth Advocacy Coalition. Retrieved December 2, 2011.
- ^ "25 Transgender People Who Influenced American Culture". TIME.com. Marrë më 2016-12-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dunne, John Gregory (13 janar 1997). "The Humboldt Murders". Marrë më 25 janar 2018 – nëpërmjet www.newyorker.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Patrick H. Brandon (1952-1972) - Find A Grave..." www.findagrave.com. Marrë më 25 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Teena Brandon / Brandon Teena - Boys Don't Cry". Marrë më 25 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)