Brazilia
Brazilia është kryeqyteti federal i Brazilit poashtu dhe selia e qeverisë së Qarkut Federal. Qyteti ndodhet në malësitë braziliane në rajonin qendror-perëndimor të vendit. Ajo u themelua më 21 prill 1960, për të shërbyer si kryeqytet i ri kombëtar. Brazilia dhe periferia e saj (që përfshin të gjithë Qarkun Federal) kishte një popullsi prej 2.789.761 në vitin 2013, duke e bërë atë qytetin e 4-t më të populluar në Brazil. Brazilia ka PBB-në më
Brazilia
Brasilia | |
---|---|
Nofkat: Capital Federal ("Kryeqyteti Federal"), Capital da Esperança ("Kryeqyteti i shpresës") | |
Parimet: "Venturis ventis" (latinisht), "Drejt Erërave që po fryjnë" | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.011) 2,556,149 |
{{{postal_code_type}}} | 70000-000 |
Faqja zyrtare | www.brasilia.df.gov.br |
Brasília u planifikua dhe zhvillua nga Lucio Costa dhe Oscar Niemeyer në vitin 1956 për ta lëvizur kryeqytetin nga Rio de Janeiro në një vend më qendror. Arkitekt ishte Roberto Burle Marx. Projekti i qytetit e ndan atë në blloqe me numra, si dhe sektorë për veprimtari të veçanta, të tilla si Sektori i hoteleve , Sektori bankar dhe Sektori i Ambasadave. Brazília është zgjedhur si një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shkak të arkitekturës së saj moderniste.
Qendrat e të tre degëve e qeverisjes federale të Brazilit janë në Brasilia, që përfshijnë Kongresin, Presidentin, dhe Gjykatën e Lartë. Në qytet ndodhen gjithashtu 124 ambasada të huaja. Aeroporti Ndërkombëtar i Brazilias lidh kryeqytetin me të gjithë qytetet e mëdha braziliane dhe shumë destinacione ndërkombëtare, dhe është aeroporti i tretë më i ngarkuar në Brazil.
Qyteti ka një status të veçantë në Brazil, sepse është më tepër një ndarje administrative se sa një bashki si qytetet e tjera në Brazil. Emri "Brazilia" përdoret zakonisht si sinonim i Qarkut Federal. Në fakt Qarku Federal përbëhet nga 31 rajone administrative, një nga të cilët është Brayilia vetë. Disa " qytete satelitore " ( periferi ) janë gjithashtu pjesë e Qarkut Federale .
Qyteti ishte një nga qytetet kryesore pritës të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2014. Përveç kësaj, Brasília priti Kupën e Konfederatave të FIFA-s në vitin 2013.