Pseudocuga ose siç njihet ndryshe edhe si bredhi i Dagllasit apo pisha e Oregonit, është një lloj halor në familjen e pishave, Pinaceae. Megjithëse njihet me emrin bredhi i Dagllasit, në të vërtetë, nuk është bredh, por një halor i gjinisë Pseudotsuga.

Pseudocuga
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Pa klasifikuar:
Pa klasifikuar:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
P. menziesii
Emri binomial
Pseudotsuga menziesii
(Mirbel) Franco

Përshkrimi

Redakto

Pseudocugat janë pemë halore gjithmonë të gjelbra, që arrijnë lartësi nga 20-90 m. Në vendin e tyre të origjinës, pjesa perëndimore e SHBA-ve, arrijnë moshën nga 500-1300 vjeçare. Halat ngjasojnë me ato të bredhave, por janë të vendosure rreth të gjithë degës, ndryshe nga bredhat që i kanë halat vetëm në një anë të degës. Lëvorja e trungut në pseudocugat e reja është kryesisht e lëmuar e në ngjyrë gri, e bëhet më e trashë dhe me çarje si të bredhave pas moshës 50-80 vjeçare. Boçet i ka me drejtin poshtë e të gjata 6-10 cm. Është një pemë që rritet shpejt, me rritje 90-120 cm/vit pas vitit të pestë të jetës.

Shpërndarja

Redakto

Rritet në provincën e Kolumbisë Britanike (Kanada), shtetet e Uashingtonit, Oregonit dhe Kalifornisë (SHBA) dhe Malet Shkëmbore. Në këto shtete rritet nga niveli i detit deri në lartësi 1500-2100 m.n.d. Për shkakt të rritjes së shpejtë dhe drurit cilësor që ka, është mbjellur në plantacione e parqe në shumë vende të Evropës, Amerikës së Jugut dhe Zelandës së Re. Në Shqipëri është mbjellur në parcela eksperimentale në Shëngjergj, Fushë-Arrëz dhe Qafë-Shtamë.

Referime

Redakto