Bregu i pikëllimit është trilogji e autorit Teki Dervishi, botuar në vitin 1985Prishtinë.[1][2]

Bregu i pikëllimit
AutorTeki Dervishi
Gjuhashqip
BotoiRilindja

Përmbajtja

Redakto

Thelbi i trilogjisë është miti i flijimit dhe i ringjalljes, të cilin e hasim në disa balada shqiptare sikurse janë ato mbi Kostandinin dhe Doruntinën, ajo e Ago Ymerit, e Rozafës etj. Prej këtyre miteve është marrë thelbi: flijimi dhe ringjallja. Heroi, Konstantin Lojtari, pëson një mori transformimesh e metamorfozash në kohë dhe hapësirë, sikurse edhe ndërrimet e emrit nga njëra dramë në tjetrën, 9 gjithsej. Te drama Në frytet e urrejtjes heroi mban emrin Demi Lojtari, te drama Shenjat e tmerrit e ndryshon në Udhë-si Lojtar; dhe në të tjerat gjegjësisht: Lorik Lojtari te Majat e vetmisë, Mumi dhe Kipci i Lojtarit te Zbutësit e njerëzve syzymridë, Konstantin Lojtari te Dritarja e zymtësisë, Kardhiç Lojtari te Pritja e ilaçeve, Lojtar Lojtari te Pasqyrat e zhgënjimit, Zë Lojtari te Lulepjeshkat e dashurisë dhe Vetan Lojtari te Bregu i pikëllimit. Trilogjia ndërtohet në formën e një rrugëtimi të mundimshëm duke përshkur njëherazi tri kohë: kohën mitike, kohën historike dhe kohën aktuale.[3]

Trilogjia Bregu i pikëllimit përveç strukturës formale metaforike prej 9 pjesësh (9 rrathët e ferrit), ka dhe një strukturë tematike që e tubon atë në tri kolona mbajtëse: vdekja, ringjallja, besa. Në çdo pjesë trilogjia Bregu i pikëllimit nis me vdekjen dhe përfundon po me vdekjen, porse udhëtimi asnjëherë nuk ndalet: nga vdekja dhe humbja drejt nënës që e pret për t’ia sjellë Doruntinën e premtuar. Kështu, vdekja sfidohet çdo herë. Besa mbahet. Por heroit i duhet të kalojë nëpër një mori stërkeqjesh, transformimesh, vuajtjesh, mundimesh; të përballet me personazhe me fuqi shkatërruese.[4]

Autori e shtegëton heroin në mjedise të llojllojta historike dhe sociale, ku bëhen të dukshme prirjet sa kompaktësuese ndaj mbërritjes së qëllimit të tij, poaq edhe disintegruese që e largojnë prej këtij qëllimi. Ky qëllim fiton përmasë filozofike dhe rrok në dimensionin e vet krejt historinë e kombit shqiptar në trajtë të simbolizuar, alegorike dhe metaforike. Në thelbin e saj kjo trajtë është kthimi në rrënjë, në identitet, në shtëpinë e të parëve, në bulbin e vetë qenies si Etni, si Komb, si Atdhe. Dhe atëherë Suka (vendi ku synohet të shkohet), Nëna (prehëri ku heroi do që të pushojë), Doruntina (premtimi që duhet të realizojë) mblidhen në një të vetme: Shpirtin kombëtar. Shndërrimet e shumëfishta të Lojtarit, Udha e tij mes mynxyrash e rreziqesh, shpështjellimet psikike dhe synimet e brothta, s’janë veçse shprehje alegorike e këtij shpirti kombëtar në udhën e riidentifikimit historik dhe përsosjes. Sadoqë Udha është aq e largët dhe shtëpia (Suka) paarritshme në sy të parë, ajo do të mbërrihet duke ushqyer shpresën se “Kjo shtëpi shkretë do të trashëgohet, do të përtërihet, do të lulëzojë”.[5]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Selmani, Ahmet (2019). "Teki Dervishi, ky shkrimtar sui generis". arsalbanica.mk. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2020. Marrë më 28 gusht 2020.
  2. ^ Halili 2013, p. 8.
  3. ^ Halili 2013, p. 66.
  4. ^ Halili 2013, p. 68.
  5. ^ Halili 2013, p. 68.

Literatura

Redakto