Brucosh është një shprehje bisedore për studentët e vitit të parë të një institucioni të arsimit të lartë (shkollë e lartë, kolegj ose fakultet). Pra shprehja brucosh është e vlefshme për një student prej ditës së regjistrimit dhe deri në momentin kur ai e kalon me sukses provimin e parë dhe merr notën e parë në indeks. Pas kësaj ai nuk konsiderohet më brucosh. [1] [2] [3]

Brucoshët në fillim të çdo viti akademik organizojnë takimin e tyre të njohur si brucoshiada.

Etimologjia e shprehjes brucosh supozohet të jetë nga fjala e gjuhës latine brutus që ka kuptimin, i trashë, i rëndë ose i papjekur. [4]

Lidhur me studentët e vitit të parë në vende të ndryshme ekzistojnë edhe shprehje dhe emërtime tjera.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Elezi, Nazmi (22 shtator 2013). "Sivjet, më shumë "brucoshë" në Universitetin e Prishtinës". Telegrafi. Marrë më 2023-08-23.
  2. ^ Administrator (2 tetor 2018). "Mirë se erdhët brucoshë". Haxhi Zeka University. Marrë më 2023-08-23.
  3. ^ "Universiteti Publik i Pejës sivjet pranon 2.400 brucoshë". ekonomiaonline.com. Marrë më 2023-08-23.
  4. ^ "brutus - WordSense Dictionary". www.wordsense.eu (në anglisht). Marrë më 2023-08-23.