Brutalizmi
Brutalizmi është një stil arkitektonik që u shfaq gjatë viteve 1950 në Mbretërinë e Bashkuar, si një ndër projektet e rindërtimit të epokës së pasluftës. Ndërtesat brutaliste karakterizohen nga konstruksione minimaliste që shfaqin materialet e zhveshura të ndërtimit dhe elementet strukturore në vend të dizajneve dekorative. Stili zakonisht përdor beton të ekspozuar dhe të palyer ose tulla, forma gjeometrike këndore, dhe një gamë kryesisht njëngjyrëshe. Materiale të tjera, si çeliku, druri dhe qelqi gjithashtu paraqiten.