Bucaramanga
Bukaramanga është qytet në Kolumbi. Ai është kryeqyteti i departamentit të Santanderit. Bukaramanga ka ekonominë e pestë më të madhe nga ana e PBB-së në Kolumbi, ka normën më të ulët të papunësisë dhe ka popullsinë e tetë më të madhe në vend, me 530.900 banorë. Bukaramanga ka mbi 160 parqe të shpërndara në të gjithë qytetin dhe quhet ndryshe "La Ciudad de Los Parques" ("Qyteti i Parqeve") dhe "La Ciudad Bonita de Colombia" ("Qyteti i Bukur i Kolumbisë").
Bukaramanga
Bucaramanga | |
---|---|
Nofkat: "Qyteti i Parqeve", "Qyteti i Bukur i Kolumbisë" | |
Parimet: "Malësorët janë gjithmonë të lirë" | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 530 900 |
{{{postal_code_type}}} | 680001-680011 |
Faqja zyrtare | www.bukamaranga.gov.co |
Bukaramanga është rritur me shpejtësi që nga vitet 1960. Floridablanca, Giron dhe Piedecuesta janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme gjeografikisht dhe komercialisht me Bukaramangën, dhe tani të gjithë së bashku formojnë zonën metropolitane të Bukaramangës në Kolumbi me 1.276.329 banorë.
Qyteti është baza e Institutit Kolumbian të Naftës (ICP), degës kërkimore të kompanisë shtetërore të naftës Ecopetrol dhe e Kompanisë Kolumbiane të Gazit Natyror (Ecogas).
Historia
RedaktoGiron ishte qyteti i parë dhe më i rëndësishëm i themeluar nga kolonizatorët spanjollë në rajon, dhe Bukaramanga (e themeluar më 22 dhjetor 1622) nuk arriti Gironin në popullsi apo zhvillim ekonomik deri në fillim të shekullit të 19-të. Në vitet 1860 dhe 1870 qyteti tërhoqi një bërthamë tregëtarësh dhe aventurierësh gjermanë (më i famshëmi i të cilëve ishte Geo von Lengerke) dhe tensionet në mes të ardhurve dhe tregëtarëve vendas u ndezën në 1879 kur ndodhi ngjarja e quajtur "La Culebra Pico de Oro" (Gjarpëri me sqep ari). Me riorganizimin politik të vitit 1886 Bukaramanga zëvendësoi Socorron si kryeqytet të departamentit. Rajoni (edhe pse jo qyteti vetë) u shkatërrua nga lufta civile e viteve 1899-1902, zakonisht e njohur si "Lufta Njëmijë Ditëshe" duke bërë që Bucaramanga të rritet në mënyre modeste në gjysmën e parë të shekullit të 20-të.
Ekonomia
RedaktoNjë aktivitet industrial i zhvilluar në Bukaramanga që ka fituar njohje kombëtare është industria e këpucëve. Kjo është arësyeja pse Shoqata e Prodhuesve të Këpucëve, Asoinducals, ndodhet në këtë qytet. Sektori i prodhimit të këpucëve ka një treg të madh në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare në vende të tilla si Argjentina, Brazili, Kanadaja, Ekuadori, Italia, disa ishujt të Karaibeve, Shtetet e Bashkuara, Peruja, Venezuela dhe Meksika. Ekziston edhe një industri e madhe e veshjeve. Ka një numër në rritje të qendrave të kërkimeve teknologjike në fusha të ndryshme të tilla si energjia, gazi, nafta, korrozioni, asfalti, lëkura dhe mjeteve të zhvillimit agro-industrial, midis të tjerave.
Qyteti ka Zonën Industriale Chimitá që ndodhet në perëndim të qytetit pranë qytetit të Giron, shumë kompani nga specialitete të ndryshme si Terpel kanë fabrikat e prodhimit atje. Gjithashtu qyteti ka një nga fabrikat kryesore të prodhimit të birrës Bavareze.
Regjistrimi i vitit 2005 paraqet këto shifra, 16.5% e objekteve janë të angazhuar në aktivitete industriale, 52,1% janë të angazhuar në veprimtari tregtare, 29.8% janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve dhe 1,6% janë të angazhuar në aktivitete të tjera. Tre presje shtatë përqind e familjeve të Bukaramangës zhvillojnë një aktivitet ekonomik në shtëpitë e tyre. Bizneset të cilat kanë 0 deri në 10 të punësuar janë më të zakonshme në sektorin e tregëtisë dhe përbëjnë 54,4% të saj. Bizneset që kanë midis 10 dhe 50 të punësuar përbëjnë 41,7% të sektorit të shërbimeve. Sa për sektorin rural të qytetit, shifrat tregojnë se 75,9% të shtëpive rurale janë të zëna nga fermerët. Nga këto shtëpi, 70,1% merren me bujqësi, 94,1% rritin bagëti, dhe 5,6 merren me rritjen e peshqve. Këto të dhëna arrijnë në përfundimin se shumica e shtëpive në të njëjtën kohë zhvillojnë 2 ose 3 të këtyre aktiviteteve.
Falë zhvillimit komercial dhe të biznesit në qytet, Bucaramanga ka pozicionuar veten si një qytetet e mbledhjeve dhe ngjarjeve, që ka si infrastrukturë Qendrën e Ekspozitave dhe Panaireve, CENFER. Shumë panaire dhe ekspozita në të gjitha degët e sektorët ekonomikë kombëtare kryhen atje çdo vit.
Në Bucaramanga kryhet Ekspozita Ndërkombëtare e Modës së Fëmijëve EIMI, e vetmja e specializuar në veshje për fëmijë në Amerikën Latine. Ajo zhvillohet në qendër e panaireve CENFER dhe 40% të shitjeve të realizuara në këtë panair janë produkte të eksportuara.