Bufi i verbër
Bufi i verbër (1936) (persisht: بوف کور, Boof-e koor) mbahet si kryevepra e Sadek Hedajatit dhe si një nga veprat më të rëndësishme iraniane të shekullit XX.
Përmbajtja
Redakto"Ç ‘është, në të vërtetë, romani „Bufi i verbër" S. Hedajatit? Kur e lexova për të parën herë „Bufin...", fitova përshtypjen se e kam lexuar një vepër nja 400-500 faqesh, kurse ajo në të vërtetë ka mezi 100 faqe të plota. Nga kjo përshtypje, duhet pranuar, nuk munda të lirohem as pas leximit të dytë e të tretë e as gjatë tërë kohës kur i hyra përkthimit të saj në gjuhën shqipe. M’u mbush mendja se ky roman është shumë i dendur, i shtresuar; se prosedeu i tij është mjaft i ndërlikuar dhe se ngërthen një mori temash, që do të mund të emëroheshin edhe si romane në miniaturë brenda një tërësie romaneske. Po ashtu, për kah forma, ky roman është tejet modern, i liruar fare nga konvencionalja dhe nga çdo gjë tjetër tradicionale. Në të asimilohen më së miri përvojat e letërsisë më të mirë e të avancuar evropiane të shekullit tonë. Shprehja moderne e kësaj proze është evidente, ngjarjet në të si kanë konstatuar kritikët kane simbolikë të dyfishtë, ka elemente të spikatura surrealiste në strukturë" - shkruan Musa Ramadani, përkthyesi i romanit në shqip.