Bulimia
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(Korriku 2023) |
Bulimia nervosa ose bulimia nervore, apo thjeshtë bulimia është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar, zakonisht me sasi të mëdha ushqimi, pasuar nga metoda joadekuate për të hequr qafe ushqimin e konsumuar (të vjella dhe marrje e laksativëve), në përpjekje për kontrollim të peshës. Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë gjithashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intensive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetëbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoqoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtra qetësie, e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Shpesh është e vështirë të përcaktohet nëse një person vuan nga bulimia. Kjo ndodh për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre. Ata konsumojnë sasi të mëdha të ushqimit, ndonjëherë deri në 20,000 kalori njëherësh. Artikujt që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si "artikuj qetësues" ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t'i dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy e gjer më disa here në ditë.
Nëse keni një anëtarë të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t'ju ndihmojë në betejën me çrregullimin e tyre.
Shkaqet
RedaktoDeri më tani nuk njihen me siguri shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të ulët, ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të shëndoshë.
Komplikimet mjekësore nga bulimia
RedaktoSi pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur), janë gjithashtu shenja.
Statistikat
RedaktoBulimia më shumë prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetëvrasja.