Burgjet në Shqipëri
Burgjet në Shqipëri ndahen në tre nivele: të mbyllura, gjysmë të hapura dhe të hapura. Bëhet dallimi mes burgjeve të zakonshme të mbyllura dhe burgjeve të sigurisë së lartë. Shumica e burgjeve shqiptare kanë blloqe (krahë) të ndara për gratë dhe fëmijët (të miturit), ndërsa të tjerat mbajnë bashkë gratë dhe fëmijët.
Ashtu si në vende të tjera, të burgosurit në Shqipëri ndahen në të paraburgosur (në paraburgim) dhe të dënuar (dënimet e të cilëve janë duke u ekzekutuar). [1] Burgjet në Shqipëri administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Vendi ka 22 burgje, 1 spital burgu dhe 1 institut për të miturit, të cilat kanë një kapacitet total prej 6284 të burgosurish. [1]
Burgjet
RedaktoIEVP do të thotë Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale
IM do të thotë Instituti i të Miturve
Nr | Burgu | Kapaciteti | Hapur |
1 | IEVP Berat | 37 | 2007 |
2 | IEVP Burrel | 198 | 1939 |
3 | IEVP Durrës | 300 | 2007 |
4 | IEVP Elbasan | 120 | 2012 |
5 | IEVP Fier | 870 | 2015 |
6 | IEVP Fushë-Krujë | 312 | 2008 |
7 | IM Kavajë | 40 | 2009 |
8 | IEVP Korçë | 312 | 2008 |
9 | IEVP Krujë | 196 | 2001 |
10 | IEVP Kukës | 36 | 2007 |
11 | IEVP Lezhë | 700 | 2006 |
12 | IEVP Lushnjë | 189 | 1975 |
13 | IEVP Peqin | 685 | 2003 |
14 | IEVP Rrogozhinë | 343 | 2002 |
15 | IEVP Sarandë | 31 | 2007 |
16 | IEVP Shkodër | 760 | 2018 |
17 | IEVP Tepelenë | 70 | 1970 |
18 | IEVP Tropojë | 25 | 2007 |
19 | IEVP Vlorë | 115 | 2008 |
20 | IEVP Ali Demi (325) | 80 | 1976 |
21 | IEVP Jordan Misja (313) | 320 | 1944 |
22 | IEVP Mine Peza (302) | 300 | 1944 |
23 | IEVP Vaqarr | 146 | 1999 |
24 | Spitali i Burgut të Tiranës | 99 | 1998 |