Burgu i Qytetit ndodhej në qendër të qytetit të asaj kohe, pranë xhamisë Gazi Isa Beg. U ngrit në periudhën e sundimit osman. Ishte një ndërtesë dykatëshe e ndërtuar nga gurët- material I fortë ndërtimor. Për shumë vite shërbeu si vend ku vuanin dënimet të burgosurit politikë. Në vitin 1912 kur Mitrovica ra në duar të kryengritësve shqiptarë nën komandën e Isa Boletinit, u hapën dyert e burgut dhe u liruan qindra-mijërsa të borgosur politikë. Edhe në periudhën e sundimit të Mbretërisë Jugosllave godina shërbeu si burg i qytetit ku vuajtën dënimet me qindra-mijëra shqiptarë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në godinën e burgut u vendosën forca të mëdha ushtarake gjermane. Në mbarim të luftës godina e burgut u bombardua nga forcat aleate dhe u shkatërrua tërësisht.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 14. ISBN 978 - 9951 - 663 - 35 - 9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)