Burimasi është një fshatkomunën Pojanrrethin e KorçësShqipërisë.

Burimas

Burimasi ose Gollobërda ndodhet rrëzë malit të Ivanit në kufirin midis Pellgut të Devollit e Fushës së Korçës. Si vendbanim është shumë i hershëm, e vërtetuar kjo me objektet arkeologjike që janë gjetur në Kutrecë, te Klisha, apo te Gurrët e Selimit, e që mendohet se i përkasin shekullit të dytë para erës së re. Në vitet 70 të shekullit të kaluar, një ekspeditë arkeologjike e Universitetit të Tiranës kreu studime në zonën e Gurrëve të Selimit (Përroi i Ujit), e studimi doli pozitiv, por që për arsye të paditura, u la në mes. Banorë të ndryshëm të fshatit në periudha të ndryshme gjatë punimeve të tyre kanë gjetur objekte të ndryshme prej balte apo metali, si poçe, pjata, lugë, thika, enë gatimi etj., që specialistët i kanë vlerësuar si shumë të hershme. Mendohet që rruga e Krastës është pjesë e rrugës antike Egnatia, që vinte nga Perëndimi, fillonte në Durrës, vijonte luginës së Shkumbinit, më pas rrëzë Malit të Thatë, për të vazhduar tutje për në Follorine, Selanik e Turqi. Nqs ndjek rrugën e Krastës për në Mançurisht e Progë,r edhe pa qenë specialist, mund të dallosh pjesë të rrugës së vjetër Egnatia. Me dyndjen në Ballkan të Sllavëve në shekullin e gjashtë të erës sonë, ky vendbanim merr emrin Gollobërdë, që në Sllavisht do të thotë "vend i zhveshur". I vendosur në një lartësi mbi 900 m mbi nivelin e detit, pozicioni i fshatit ishte strategjik për kohën, sepse lartësia i jepte mundësinë të kishte "në pëllëmbë të dorës" Devollin e Fushën e Korçës. Karakteristike është se në çdo pozicion të tij ke mundësi që të kontrollosh rrugën si nga lindja, apo perëndimi e jugu në një distancë 3-4 km, duke u dhënë mundësi vendësve që të merrnin masa si për mikun, ashtu dhe për armikun. Mendohet se të parët tanë kur krijuan këtë vendbanim, morën parasysh malin që do i fshihte në rast rreziku, kodrat përballë të veshura me dushk, si dhe fushën përreth me kufi përballë lumin e Devollit. Duke shfrytëzuar malin për dru, kullota, gurë për ndërtim e gëlqere, pyllin për kullota e ushqim dimëror, si dhe fushën për prodhime bujqësore me ujin pranë, jeta e tyre bëhej më pak e vështirë. Nga hulumtimet e bëra del se pjesa më e madhe e banorëve sot thonë që prejardhjen e kanë nga vendbanime të tjera, por që të parët e tyre, për arsye gjakmarrjeje, apo të tjera arsye, kanë ardhur këtu. Banorët janë marrë kryesisht me blegtori e bujqësi, por duke mos përjashtuar dhe gjahun, veçori që hasen edhe sot, krahas frutikulturës që vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh. Fshati, ashtu si fshatrat përreth, ka qenë i njojtur për turshitë, trahanatë apo rakinë. Dimrat e ashpër (para shumë vitesh në dimër binte deri në një metër dëborë), bënin që të mereshin masa për ushqimet dimërore që në verë, jo vetëm për njerëzit, por dhe për kafshët. Kjo periudhë shfrytëzohej për vizita të ndërsjellta për miqësi në fshatrat e largët të Devollit, apo të Fushës së Korçës e më tej, ku shtrohej meze e pihej raki në konakët e burrave, e që servireshin me aq estetikë e pastërti nga gratë nikoqire. Disa individë nga fshati që merreshin me tregti, shkonin deri në Selanik, Manastir, apo Strugë. Në krahasim me disa fshatra përreth, jetohej mirë për kohën. Në kohën e Turqisë pati djem nga fshati që u mobilizuan e shkuan jeniçerë në ushtrinë turke, e një pjesë nuk u kthyen kurrë. Vite më parë pleq të vjetër të fshatit tregonin histori që kishin ardhur në kohë nga tregimet gojore të të parëve të tyre, për histori të vërteta fate njerëzish nga fshati. Një veçori pozitive e trashëguar janë marrëdhëniet e mira midis bashkëfshatarëve, si dhe ndodhja pranë njëri-tjetrit si në ditë të mira, ashtu dhe të vështira. Mendohet se rol të madh pozitiv në këto marrëdhënie kanë luajtur dhe martesat brenda për brenda fshatit, traditë që vazhdon ende. Gati 90% e fshatarëve siguronte jetesën me prodhimet e tyre blegtorale e bujqësore. Mendohet se në kohën e Rilindjes Kombëtare, fshati është bërë çerdhe e komitëve që luftonin kundër Turqisë. Lidhjet e tyre me Manastirin si një vatër e luftës për pavarësi, si dhe ndodhja e fshatit në rrugëkalimet e rëndësishme Korçë-Manastir, apo Korçë-Follorinë, janë shfrytëzuar prej tyre për t'u fshehur, pushuar e ushqyer. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912 e gjeti fshatin me rreth 40 shtëpi. Vitet e Luftës së Parë Botërore u shoqëruan me dëmtime të pronave të fshatarëve, kryesisht në bagëti, ndërsa fshati u dogj. Në kohën e qeverisë së Ismail Qemalit u bënë përpjekje për hapjen e shkollës së parë shqipe në fshat, por që u bë realitet në vitet 1917-1918 me disa hapje-mbyllje sipas presioneve të luftës. Në këtë periudhë, me disa vite vonesë, ndërtohet dhe xhamia e fshatit me të hollat që u mblodhën nga fshatarët. Kriza botërore e viteve 20 nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë dhe tek banoret e fshatit. Vitet 1920-1924 shënojnë emigrimet e para nga fshati në Amerikë apo Europë, duke ndikuar në një farë mase në përmirësimin ekonomik të familjeve të tyre, apo dhe në njohjen e botes. Një pjesë e tyre u kthye, ndërsa një pjesë mbetën përgjithmonë larg vendlindjes e njerëzve të tyre. Kjo periudhë shënon dhe krijimin e lagjes poshtë me ndërtesat dy katëshe të Fazove, qe edhe sot të japin kënaqësi kur i shikon. Duke parë që fshati po shtohej, si dhe uji që përdorej nga dy çezmat (çezma lart e çezma poshtë) nuk mjaftonte, ndërtimet e shtëpive u synuan poshtë, duke shfrytëzuar dhe Laksirën me 10-15 burimet e saj, që vinte në punë dhe mullirin ku bluante jo vetëm fshati, por dhe fshatrat përreth, deri dhe të zonës së Prespës. FSHATI LART (pershkrim i gjendjes ne vitet 60) Nqs do te vendoseshe te Cezma Poshte perballe fshatit lart pershkimi i perafert eshte ky: --Ne krye poshte Kolovozit ( quhet pjesa ne krye te fshatit kur ngjitesh per ne Ivan) ishin shtepite e xha Haxhiut, ne krah ishte shtepia e Zeqo e Sabri Dushkut e me poshte vinin shtepite e R. Bylykut xha Qamilit, xha Batos e te Xhaferit te xha Takos qe perfundonte me nje plevice e nje shesh te vogel ku femijet luanin me top. Me pas vinte xhamia me shkollen prane te vendosura ne krye te bregut te xha Ganiut i cili ne pjesen jugore ishte mjaft i pjeret . Xhamia ishte ndertuar ne fund te shekullit te 18 me kontributin e gjithe fshatit me materiale prej gurresh te skalitur me dritare me hark me permasa 1.4-1.5 m e gjeresi 0.8-0.9 m me tulla te kuqe.Dritaret ishin dy cope dhe shikonin nga jugu ndersa dera hyrese me dy kanata shikonte nga veriu. Xhamia ishte nje dhomeshe me permasa 8 m me 8 m e me lartesi reth 4.5m. Ne te djathte te saj zinin fill shkallet qe te ngjisnin ne krye te minarese ne forme spirale. Minareja ishte e ndertuar me tulla te vogla te kuqe me rrethin e saj ku dilte hoxha dhe kryente ritet e tij fetare dhe nuk kishte majen e saj klasike te cilen e kishte rezuar nje ere e forte qe kishte demyuar edhe shume shtepi ne fshat reth viteve 1920-22 .Pozicioni i saj mbi fshat te imponohej me ate zgjidhje te bukur arkitektonike e ta veshtroje me kersheri nga shume larg si nga ana e Devollit ashtu edhe nga fusha e Korces. Ne te djathte te saj ishte ndertuar shkolla nje ndertese nje kateshe me gurre me dy dhoma- klasa qe komunikonin me njera tjetren ne nje hajat. Per tu futur ne te duhej te ngjisje 4-5 shkalle qe perfundonin ne nje shesh- pushim perballe portes me dy kanate me nje lloz qe sherbente per tu mbyllur. Klasat kishin nga nje dritare qe ashtu si shkolla e xhamia shikonin nga jugu me Moraven perballe. Si duket nje mendje e holle, (nuk mund te mendohet rastesia), kishte vendosur prane njeri tjetrit keta dy tempuj qe shoqerojne njeriun nga lindja ne vdekje e raporti qe ai vendos me ta e ben jeten me me kuptim e me domethenese.Ne te majte te xhamise ne distance reth 100 m ishin shtepite e vellezerve Nedimit e Sadik, majtas ato te Ferik Ahmedajt e me pas ato dy kateshe te Ramadan Parisit. Shtepite e xha Fetiut ishin djathtas poshte ndersa prapa tyre ishin te xha Takos e majtas shtepite e vellezerve Nazif, Haxhi e Mehmet Mullallit (keto dy kateshe) pas tyre ato te Xhafer Mullallit e pas tyre shtepite dy kateshe te Ramiz Pajes. Ky grup shtepish dukej sikur ishin ballkoni i fshatit nga ku mund te veshtroje nga lindje e diellit ne krye te Fajzes (pjesa lindore e Ivanit) deri ne perendimin e tij tutje ne Lenije e malet e Gores e te Oparit. Duke vazhduar poshte kemi cezmen Lart me nje sylynjar dy katesh e postafin prej gurri.e qe ndryshe nga ajo poshte me dy sylynjare ne gusht paksonte ujin e saj. Ne krah te saj ishte nje arre e madhe me shtepite nje kateshe te Selman Cezmallit e poshte tyre shtepite dy kateshe te Baki Agollit (gjurmet e ketyre shtepive mjaft te mira per kohe i gjejme edhe sot). Ne krah te tyre majtas ato te Dalip Jazexhiut ndersa djathtas ato te vellait te tij Hamitit apo te ake Nurkes si i quanim ne. Nga cezma Lart ishte nje rrugice qe te nxirte te Sallataci ( nje tavoline prej gurri ku vendosej i vdekuri per ti bere ritet fetare para se te varosej).Poshte ishin shtepite e xha Shefkiut (me plevicen e tij te fameshne), ku te rinjte luanin ne ate kohe me ashike apo cingelkocani e te xha Setaliut e ato te Kasem Mucollit, me poshte ishin grupi i shtepive te Ivanllinjve ne pjesen e perparme te tyre ishin ahuret buze rruges kryesore te fshatit. Ne krahun tjeter te rruges ishin shtepite e Sejmiut,Shefikut,e te xha Dules dy kateshe me gurre me kurriz nga rruga. Ahuret ne te dy anet krijonin oborre qe kishte dy porta majtas e djathtas. Poshte djathtas disi te vecuara ato te Emin e Nazmi Agollit e duke vazhduar rrugen po djathtas te Tahir Luros,te Asim Mucollit, Shaban Zizollit shtepite e xha Danes e djemve te tij Sali e Nazmi Zizolli,te xha Muharemit (Zizollit) e ne lindje te fshatit majtas shtepite e Rushan Ferhatit e ato te Alush Nesimit te blera keto ne vitet 30 nga Besim Fazo pas zbritjes se tyre ne lagjen poshte e ndertimit te shtepive te Cezma e Plepit. Perballe ketyre shtepive ne lindje te fshatit ishin leminjte e fshatit e ku fillonte bregu i Klishes. Para shtepive te Asimit ishin shtepite dy kateshe te Sulo Aliolli prane cezmes Poshte.Ato ishin dy kateshe me nje mur me hark siper 2-3 m te larte ne krye te oborrit e ne te majte kishte nje bace me molle qe perfundonte te cezma Posht. Ne krah te djathte te rruges qe vjen nga fshati poshte ne krye te Vidheve ishin radhe shtepite e Raif,Alil e Fiqe Lazellarit me lart ato te Hydri Agos e me pas te Nedim e Mehmetit te xha Kasos prane tyre dalloheshin themelet e ish shtepise te Rushit Lazellarit.Te gorica e Madhe pa aritur te shtepia e Raifit djathtas ishte fusha e futbollit e fshatit ne lindje te kodres se Cerepit. Te bregu i xha Mehmetit me dy gurre te medhenj qe egzistojne ende ishin shtepite dy kateshe te tij , ne te majte te rruges per ne Dumbrave, mbi shtepite e Sejmiut e Shefikut ishin ato te Ylmi Agollit e me pask me tutje 100-200 m djathtas ato te Rexhep e Shaban Agollit edhe keto te rrethuara me ahure. Ne hapesiren midis ketyre shtepive dalloheshin grumbuj gurresh te shtepive qe banoret i kishin prishur per tu zhvendosur ne lagjen poshte, pra ne fshatin e ri ne periudha te ndryshme para kesaj kohe qe ne po pershkuajme.Keto hapesira ne behar mbusheshin me hithra e lempjeta e qe grate me to benin lakrore e byreke. Rruget dhe rrugicat e fshatit lart ishin te shtruara me kalldrem e mbaheshin te pastra.Ende ne fshatin lart kane mbetur pjese rruge te shtruara me kalldrem sidomos ajo kryesore qe fillonte te shtepia e xha Beqirit (Ivani) e deri te shtepia e Alushit ne dalje te tij. Te shtepia e xha Beqirit bashkoheshin rruga qe vinte nga Vidhet me ate qe vinte nga Kraste e ate qe vinte nga Dumbrava dhe krijohej nje shesh qe perdorej nga femijet per te luajtur futboll. Oborret e shtepive ishin te gjitha te shtruara me kalldrem e qe nga kohe ishin lemuar dhe shkelqenin kur binte dielli.Te binte ne sy se ne oborret apo selishta( keshtu quheshin hapesirart e vogla toke midis shtepive) kishte kryesisht gorica dhe kumbulla te egra si dhe ndonje hardhi. Ne pjeresite perendimore te bregut te xha Ganiut e te xha Mehmetit ishin varezat e fshatit te shperndara sipas fiseve. Ne ate kohe egzistonin 2-3 vakethe (vende te shenjte ku njerezit ndisnin qirinj apo hidhnin lek ne kuadrin e riteve fetare ) por me i perdoreshmi ishte ai prane shtepise te xha Hydriut sepse ndodhej ne krah te majte te rruges qe vjen nga fshati poshte. Ne ditet e sotme kete vakefe jane bere ne formen e dhomave te vogla te paisura me mjetet e nevojeshme per falje nga besimtare te ndryshem e ndodhen te gjithe ne fshatin lart. shenim: Pjesa tjeter e fshatit ishte ku eshte sot. Mendohet se si vendbanim Fshati i ri apo si njihej ne ate kohe "Lagja poshte" te zere fill gati nje shekull para e pikerisht ne vitet e largeta te 1903-1905. Ne kete kohe prane nje burimi u ndertua nje cezme e thjeshte qe u vinte ne ndihme udhetareve te freskoheshin e te pushonin prane nje plepi prane saj nga i cili ajo mori dhe emrin "Cezma e plepit".Perballe cezmes ishte dhe nje arre (kacke ) ku ne kohen e drekes ne vape pushonin fshataret. Prane saj ne pjesen perendimore do te ndertohej nje shtepi e vogel nga xha Feim Mankolli i cili nuk e dinte se ndertimi i asaj shtepie te thjeshte do te shenonte fillimin e nje vendbanimi te ri e qe pas disa vjetesh do te merte forme e jete e do ta quante ate banorin e pare te ketij vendbanimi. Cezma e thjeshte qe u ndertua ne ate kohe ishte ne te djathte te shkalleve prane murit perballe lapidarit qe eshte sot. Pozicioni i saj do te ndryshonte disa here e ne vitin 1968 do te zhvendosej ku eshte sot si nje cezem e rendomte e ne vitet "90" nuk do te dallohej me si e tille pasoje e mungeses se kujdesit per te. Do te duhej te vinte viti 2008 qe te ivestohej per kete cezme simbol te fshatit qe ajo te merte formen e nje kompleksi shume fuksional si per njerezit ashtu dhe per kafshet dhe kompletuar dhe me ambjente shlodhese e me ndricim elektrik. Sipas burimeve te kujteses te disa moshatareve pleq te pyetur para disa vitesh dhe atyre qe jetojne sot pranohet se ndertesa e pare ne fshatin poshte eshte shtepia e xha Feimit. Mendohet se ne kete kohe apo disa vite me pare nje person i kamur nga Devolli nderton mullirin e fshatit duke grumbulluar ujin e burimeve te Laksires nepermjet nje kanali e cuarjen e tij te helika qe ve ne levizje gurin e mullirit per bluarjen e drithrave. Do te kalonte ky mulli neper disa pronare deri sa te perfundonte i fshatit ne vitet "50" e per tu mbyllur perfundimisht ne fillim te viteve "80" me tharjen e Laksires. Pra mulliri e me pas shtepia e xha Feimit ishin objektet e para te vendbanimit te ri. Per te aritur ne gjendjen qe eshte fshati sot jane dashur te kalohen disa faza qe meritojne ti shikojme me kujdes. Lind pyetja:--Pse do te duhej te vdiste nje vendbanim e te lindete nje vendbanim i ri? Shkaqet mendohet se jane keto:

--Se pari -- Fshati lart kishte vetem dy cezma qe njihen me emra Cezma lart e Cezma poshte ku ajo lart ne periudhe thatesire paksonte ujin deri ne shterim.

--Se dyti-- Popullsia po shtohej dhe nevojat nuk plotesoheshin me me kete sasi uji as per pirje se nuk behej fjale per larje e vaditje.

--Se treti-- Hapesira lart ishte e kufizuar per te ndertuar shtepi te reja aq e vertete eshte kjo sa nga vitet 1940 e me pas nuk u ndertua asnje shtepi sado e thjeshte qofte.

--Se katerti-- Prania e Laksires me burimet e saj te shumta ishte nje zgjidhje ideale per nje jetese me cilesore kur marim per baze faktorin uje qe populli e shpreh aq bukur " uje baraz jete".

--Se pesti -- Vendosja e fshatit poshte i afronte njerezit me prane tokave te tyre kryesore te punueshme duke lehtesuar ngarkesen.

--Se gjashti-- Lehtesonte levizjen e njerezve e mallrave sepse afroheshin prane rruges nacionale Korce - Prespe.

--Se shtati-- Vendosja poshte ne gropen qe krijohet nga mali i Ivanit,kodrat e Cerepit dhe ajo e Uruar ben qe te kete mot me te bute se fshati lart e te zbutet klima duke ju shmangur ne nje fare mase dhe eres se lindjes qe ne fshat njihet si era e Macurishtit. Keto mendohet se jane shkaqet kryesore qe ndikuan fuqishem ne krijimin e nje fshati te ri te cilit do i duheshin gati 40 vjet per te mare pak a shume formen qe ka sot. Ndonse kane kaluar aq shume vite nostalgjia per fshatin lart eshte te te gjithe por ne vecanti te ata qe kane lindur ne fshatin lart e shprehur kjo dhe me ndertimin e objekteve te thjeshta te kultit vetem ne fshatin lart pas viteve 90". Ndertimi i venbanimit te ri beri qe dhe emri i fshatit Golloberde te ndahej ne mes duke krijuar dy terma te pranueshem pra"lagjia lart" e "lagjia poshte".e kur te mbyllej cikli i krijimit te fshatit poshte te kemi prap nje emertim te ri, lagja poshte te mare emrin e fshatit ndersa lagja lart te quhet "fshati i vjeter". Nqs do te ndjekim historine e krijimit te fshatit poshte do te veme re se ai ka kaluar neper disa faza te cilat po i shohim me kujdes.

--Faza e pare:-- Kjo faze konsiston ne ndertimin e shtepive te para e qe u perqendruan kryesisht reth Cezmes se plepit.Ishte viti 1932 kur Fazollinjte lene shtepite ne fshatin lart te cilat ja shesin Nesim Tarukut dhe ndertojne shtepite 100--150 m ne lindje te cezmes se plepit. Shtepite u ndertuan dy kateshe me gure te skalitur me pamje nga perendimi nga ze fill dhe hyrja e fshatit. Rrethuar me magazina me nje oborr shtruar me kalldrem me dy nivele e me nje shesh pushimi qe ze fill para portes dy kanateshe e me 5-6 skalopatja ne te dy anet.Ne krahun e djathte te hyrjes ndodhet nje bodrum i vogel me nje dritare kamare. Teknika e perdorur ne ndertim tregon mjeshteri dhe elegance te cilen edhe pse kane kaluar gati 80 vjete nga ndertimi i saj dhe 20 vjet qe nuk perdoret si shtepi per jetese e ruan ende me fanatizem elegancen e rinise se saj duke i dhene vlera kulture jetese ambjentit perreth. Ne po kete periudhe ndertohen dhe shtepite e xha Jaupit ne krahun e djathte te cezmes ne nje distance reth100 m. Keto shtepi ishin ne stilin e shtepive te xha Besimit dy kateshe por shikonin nga jugu dhe ne gabarite ishin dicka me te vogla. Ne lindje te shtepive te Fazollinjve u ndertuan shtepi nje kateshe me punim elegant ato qe sot quhen shtepite e Kadri,Meleq e Sali Fazo e qe ende ruajne vlera arkitektonike. Pozicioni i ketyre shtepive elegante per kohen me shtepine e xha Feimit qe nuk qendronte ne lartesine e tyre ne nje distance gati 100--150 m larg njera tjetres me Cezmen e Plepit ne mes krijonin nje shesh qe ne vitet qe do te vinin do te behej qendra e fshatit.

--Faza e dyte:-- Peridha e viteve 40 te shekullit te kaluar shenon hapin e dyte te zgjerimit te fshatit. Tani kemi nje zhvendosje te ndertimeve drejt perendimit por gjithmone prane rruges e ne distance reth 200--300 m larg cezmes e ne krahun poshte te rruges. Ndertohen shtepite e Hasan Mankollit me tutje ato te Ymer Babasulit e pak me tutje ato te Rexhepit te Tosunit. Ne Rrezat, Qemal Lazellari nderton shtepine ne token e tij duke u vecuar nga te tjeret ne nje vend qe sot si toponim njihet " te shtepia e ake Sheges", ne krahun e majte te rruges per ne vareza.

--Faza e trete:-- Periudha e fillimit te viteve 50" shenon ritjen e shkalles se ndertimeve. Ne kete periudhe tendenca vihet re drejt Laksires. Poshte rruges ndertohen shtepite e Jahja Asanlliut e te Rasim Hasanlliut e pak me tutje tyre lart ato te Nedim e Sadik Hasanlliut.Mbi Laksire gjithmone ne ane te rruges ndertohen shtepite e M.Agollit. Ne hyrje te fshatit prane mullirit nderton shtepite Shaban Zizolli e pak me lart tij Mustafa Agolli. Ne pjesen ku ndan rruga per ne Kraste nderton shtepi Nesim Agolli, pas tij Demirali Agolli e pak me tutje Riza Bylyku. Poshte tij vendoset Myslym Xhaholli e me poshte tij Musa Kolami ne krah te shtepive te xha Jaupit.Ne kete kohe poshte Krastes ndertohet dhe kompleksi i stallave te bagetive qe me vone u pa si i pa studjuar mire sepse mbeturinat e bagetive do te ndotnin burimet e cezmes se plepit. Ne kete faze krijohet pak a shume forma e stergjatur e fshatit te ardhshem. Ndertesat tani i bejne karshillek Laksires e ajo me burimet e saj justifikon sakrificat e komshijve te saj te rinj.

-- Faza e katert:-- Kjo kocidon me fundin e viteve 50" e kemi zbritjen poshte te familjeve te Zenel e Shefqet Yllit te cilet ndertojne shtepine per dy vellezer mbi rruge e ne qender te Laksires, ishte viti i larget 1958. Djathtas tyre ndertojne shtepi vellezerit Osman e Riza Mullalli e midis tyre F.Ahmedaj e prapa tij djathtas Like Kodra. Ne krahun e djathte te Zenel Yllit ndertojne shtepi vellezerit Rushan, Rakip e N. Xhihani duke u kufizuar me Osman Agollin e duke realizuar mbylljen e seres te pare te shtepive mbi Laksire. Ne kete kohe ndertojne shtepite e tyre ne krah te M.Xhahollit dhe vellezerit Xhevahir e Zydi Mucolli poshte rruges se Krastes, perballe R.Bylykut, ndersa prane shtepive te xha Feimit ndertojne shtepi femijet e tij Shaban,Xhuma e Osman Mankolli e ne krah te tyre Rushan Shkembi (Kacka). Me perfundimin e kesaj faze balanca e fshatit anoi nga lagjia poshte ku ishte perqendruar pjesa me e madhe e fshatit.Ne keto kushte doli dhe nevoja e zhvendosjes poshte te shkolles fillore qe ishte prane xhamise ne fshatin lart. Shkolla u vendos ne ambjentet e shtepise te Fazollinjve qe ishte bere prone e "popullit" pa mare pelqimin e pronarit dhe pa u demshperblyer ai.Ishte shtatori i vitit 1963 kur hapi dyert kjo shkolle me mesues te pare Mehmet Aliollin nga duart e te cilit do te dilnin breza te tere nxenesish. Ketu mesohej deri ne klasen e katert pra fillore, ndersa 8 vjecarja do te duhej qe te vazhdohej ne Zemblak.

--Faza e peste:-- Kjo faze i perket viteve 60" e qe ka patur si tendence ndertimin e shtepive reth Cezmes se plepit duke i dhene perfundimisht forme qendres se fshatit. Ne kete periudhe ndertohen shtepite e Dalip Jazexhiut e me pas ne krah te tij ato te Ibrahim Mullallit e duke vazhduar per ne lindje ato te Ramadan Parizit e me pas ato te Ramiz Pajes te gjitha keto me pamje nga Kodra e Uruar pra jugu. Ne krah te Nesim Agollit ndertojne shtepi Ilmi,Bariq,Asllan e Faridin Agolli e me tej Jashar e Rami Lazellari .Ne distance 2--3 vjetesh ndertohen shtepite e djemve te Tahir Mankollit: Xhaferit,Shabanit, Muhamerit Xhemalit,e Skenderit te gjitha keto mbi rruge duke mare ne mes shtepite e vellezerve N.e S.Hasanlli.Ne kete periudhe ndertohen dhe shtepite e Muhamet Mullallit ne radhen e dyte prapa Osman Mullallit

--Faza e gjashte:-- Vitet 70". Kjo periudhe shenon zbritjen gati totale te fshatit lart. Te gjitha ndertimet u bene rreze malit poshte Gravanit ne zbatim ekstrem te politikes se kohes per te rruajtur token e fushes. Kjo periudhe shenon ndertimin e kinemase ne qender te fshatit te Cezma e plepit apo dhe te zyrave perballe dhe ka qene periudha kur njerezit e kujdesnin shume fshatin dhe kur pastertija e tij ne ate kohe kujtohet me nostalgji edhe sot. Po ne kete periudhe ndertohet dhe shkolla 8 vjecare e fshatit nje ndertese e stermadhe dhe pa pike estetike qe ne vend qe ta zbukuronte ambjentin ku eshte ndertuar e shemtoi ate. Ne kete kohe ze fill dhe ndertimi i fushes te sportit te Proi i ujit por qe asnjehere nuk u be sic duhej Ne kete kohe u kembengul per sistemimin e fshatit sipas nje projekti qe per hir te se vertetes duhet pranuar se kishte shume defekte por qe edhe ashtu sic ishte nuk u kembengul qe te zbatohej duke e kthyer fshatin ne nje fshat jo me rruge por me rrugica e aq me keq shumica e rrugicave jane te sistemit xhep pa dalje. Projekti kishte tendence qe te trajtonte fshatin si nje lagje qyteti me shtepi qe nuk kishin me teper se 300--400 m si objekt plus oborr. Rruget midis shtepive parashikoheshin 3--3.5 m e nuk parashikonte ne cdo rradhe rruge por ne cdo 2-3 rradhe. Duke qene se bagetija ishin te perqendruar nuk parashikuan hapesira per to por dhe per perimet e karakterit vetiak nuk u la hapesire,gabime keto te pa riparueshme e qe do te duhen shume harxhime financiare individuale per ti reduktuar disi. Kjo ishte njera ane e se keqes tjetra ishte mos zbatimi korekt i projektit. Pushtetaret e kohes nen ndikimin e " njeriut te mire" apo te ndonje kompromentimi bajat lejuan ndertimin e shtepive , avllive apo plevicave aty ku e ndalonte projekti dhe pasojat i heq brezi qe eshte sot e qe nuk ka mundesi te futet me mjet ne shtepi apo te beje nje ndertim me me shume hapesire. Ne kete periudhe zbresin nga fshati lart fiset e Lazellareve, Zizollinjve , te Ivanllinjve,Agollinjve e vendosen ne rradhen e dyte e te trete mbi Laksire. Nje pjese e tyre si Nazmi Agolli,Tahir Mankolli,Mehmet Zizolli etj ndertuan shtepite ne hapesirat bosh prane qendres Ne kete periudhe ndertohen edhe shtepite e Nexhip e Shefki Fazos ne krah te shtepive te Meleq Fazos e me pas ato te S.Mucollit ,A.Nesimit prapa tyre. Kjo periudhe u dominua nga shtepite nje kateshe modeli elbasance per dy vellezer si Sejmi e Shefik Agolli,apo te vecuara si te Urim , Pellumb e Ylber Agollit. Nje model tjeter ishte dhe ndertesat dy kateshe prap per dy vellezer si te Muharem Zizollit,Sali Zizollit, Mehmet Zizollit Shaban Mankolli etj. Ne kete periudhe vazhdoi ndertimi i shtepive nga kurorat e reja pas ndarjes nga trungu familjar gjithmone brenda asaj qe quhej "vija e verdhe", pra ne hapesirat midis ndertesave apo duke vazhduar ngjitjen drejt stenes se Gravanit. Kjo periudhe karakterizohet nga shtepite ne forme "L" si me ekonomike e ndertohen ne kete kohe nga Yrfi Hasanlli,Metke Hasanlli etj si dhe ato dy kateshe per nje familje ne stilin e shtepive te Alvear apo te Perandim Parizit. Pra fundi i viteve "70" shenon dhe marjen e formes perfundimtare te fshatit te ri qe per koecidence shenon dhe ndrimin e emrit te tij nga Golloberde ne Burimas. Qeveria e kohes ne kuadrin e pastrimit te termologjise shqiptare nga huazimet e huaja te futura ne fjalorin shqiptar nga pushtuesit ne shekuj mori vendimin per ndryshimin e emrave te qendrave te banuara me prejardhje te huaj. Keshtu emrin Golloberde qe ne sllavisht do te thote 'vend i xhveshur" e zvendesoi me emrin Burimas qe mer per baze" burimet e famshme te Laksires shkakut kryesor te ndertimit te fshatit te ri por qe fillimi i viteve "80" ve ne dyshim emrin e ri pas tharjes se Laksires se famshme dhe tregon se parardhesit ishin shpejtuar me ndrimin e emrit te fshatit.

Materiali i mesiperm eshte mbledhur , perpunuar edhe shkruar nga Adriatik Ramadan Parisi

Shih edhe

Redakto