Busulla
Kompasi ose Busulla është paisje që shërben për orientim në hapësirë. E ndërtuar nga magneti dhe gjilpëra e cila përdoret si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit tokësor.
Ekzistojnë shumë llojesh kompasash (busulla) të prodhuara në vendet e ndryshme. Disa nga to janë të thjeshta të dedikuara për qëllime shkollore, kurse disa tipe janë duke u përsosur dhe zgjeruar me elemente të reja. Kur marrim parasysh lehtësitë që na krijon kompasi s’ka dyshim se është mjet i pa zëvendësueshme për orientimin e hartës dhe në teren.
Kompasi, zakonisht është një kuti (7 për 7 cm), kapaku i të cilit kur hapet, qëndron në pozitë 90 shkallë dhe nga ana e mbrendshme është pasqyrë. Në qendër të fushës është boshti mbi të cilën është mbështetur gjilpëra e lirë magnetike. Përreth saj janë shënuar me germa anët e horizontit : E (East - Lindja) W (West – Perëndimi), N (North - Veriu) dhe S (south - Jugu). Jo larg pikës N lokalizohet një pikë që tregon mesataren e këndit të deklinacionit. Përreth këtyre shënimeve ekziston shkallëzimi seksagezimal (360 shkallë) dhe ndarja në promil (në një mijë pjesë). Materiali i përdorur për punimin e kompasit duhet të ketë cilësi jomagnetike, kurse shenjat kryesore fluoreshente.
Busulla është një shpikje kineze që ka një moshë 1800 vite. Në fillim përdoreshin disa gurë të magnetizuar për të ndërtuar tavolinat, derisa dikush vuri re se gurët gjithmonë shënonin të njëjtin drejtim duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të busullave të para. Busullat e para ishin shigjeta të magnetizuara që plluskonin në enë plot me ujë, por që me kalimin e kohës u përmirësuan dhe u reduktuan në madhësinë, derisa u shndrruan në instrumente xhepmbajtëse. Shigjetat e magnetizuara që përdoren sot u shfaqën në Kinë mes vitit 850 dhe 1050 dhe shumë shpejt u përhap përdorimi i saj tek lundërtarët. I pari që e përdori një busull ishte Zheng He, një lundërtar nga provinca e Yunnan-it dhe që realizoi një sërë udhëtimesh oqeanike në vitet 1405 – 1433. Kurioze është se busullat kineze shënojnë gjithmonë jugun, ndërsa ato europiane shënojnë veriun dhe sipas disa kërkuesve busulla europiane është një shpikje e pavarur nga ajo kineze. Arabët ka të ngjarë që e kanë huazuar shpikjen kineze, si dhe hartat ashtu edhe busullat shënojnë jugun në vend të veriut. Për shekuj busulla ka qenë instrumenti i orientimit më i rëndësishëm për njeriun. Tani po zëvendësohet nga aplikacione GPS që ofrojnë më shumë informacion dhe saktësi. Madje edhe busullat xhiroskopike të avionëve janë kalibruar përmes lazerit.
Përdorimi i busulles
RedaktoKompasi është instrument në radhë të parë që shfrytëzohet për caktimin e anëve të horizontit. Supozohet që është zbuluar dhe përdorur njëkohësisht nga marinarët kinezë dhe evropianë dikur në shekullin XII. HISTORIA Busulla është një shpikje kineze që ka një moshë 1800 vite. Në fillim përdoreshin disa gurë të magnetizuar për të ndërtuar tavolinat, derisa dikush vuri re se gurët gjithmonë shënonin të njëjtin drejtim duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të busullave të para. Busullat e para ishin shigjeta të magnetizuara që plluskonin në enë plot me ujë, por që me kalimin e kohës u përmirësuan dhe u reduktuan në madhësinë, derisa u shndrruan në instrumente xhepmbajtëse. Shigjetat e magnetizuara që përdoren sot u shfaqën në Kinë mes vitit 850 dhe 1050 dhe shumë shpejt u përhap përdorimi i saj tek lundërtarët. I pari që e përdori një busull ishte Zheng He, një lundërtar nga provinca e Yunnan-it dhe që realizoi një sërë udhëtimesh oqeanike në vitet 1405 – 1433. Kurioze është se busullat kineze shënojnë gjithmonë jugun, ndërsa ato europiane shënojnë veriun dhe sipas disa kërkuesve busulla europiane është një shpikje e pavarur nga ajo kineze. Arabët ka të ngjarë që e kanë huazuar shpikjen kineze, si dhe hartat ashtu edhe busullat shënojnë jugun në vend të veriut. Për shekuj busulla ka qenë instrumenti i orientimit më i rëndësishëm për njeriun. Tani po zëvendësohet nga aplikacione GPS që ofrojnë më shumë informacion dhe saktësi. Madje edhe busullat xhiroskopike të avionëve janë kalibruar përmes lazerit.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |