CEZ Shpërndarje Sh.A. është kompania e vetme shqiptare e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri. CEZ Shpërndarje është tashmë shoqëri tregëtare aksionere shtetërore.

CEZ Shpërndarje
LlojiSh.A.
CEZ
OSSH
IndustriaEnergjitikë
Themeluar në2008
Zyrat qendrore,
Shqipëri
Zona e shërbimit
Shqipëri
Njerëzit kyç
Sahit Dollapi
(Administrator)
Faqja e internetitcezshperndarje.al/

Historiku

Redakto

Në vitin 2001, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ndërmori disa ndryshime rrënjësore strukturore. Kështu institucioni u nda në tre divizione: Divizioni i Prodhimit, Divizioni i Transmetimit dhe Divizioni i Shpërndarjes. Në vitin 2004, Divizioni i Transmetimit u nda nga KESH, duke themeluar Operatorin e Sistemit të Transmetimit – OST sh.a – një kompani e re në pronësi të shtetit. Më pas, në vitin 2008, Divizioni i Shpërndarjes u shndërrua në një kompani të re që u quajt OSSH sh.a.

11 mars 2009, qeveria e Shqipërisë dhe CEZ Group hartuan dhe nënshkruan kontratën për përvetësimin e 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Duke pasur ofertën më të mirë, CEZ u përzgjodh si fitues nga komisioni tenderues në tetor 2008 dhe kompania filloi të administrohej zyrtarisht nga CEZ më 30 mars 2009. Vlera e kontratës për shumicën e aksioneve të OSSH ishte 102 milionë Euro. Objektivi kryesor i CEZ Group ishin "rritja e efikasitetit teoperimit, ulja e humbjeve dhe krijimi e një shoqerie furnizimi te energjisë elektrike të qëndrueshme dhe të besueshme"[1]. Që prej 1 tetorit 2010 kompania mban emrin CEZ SHPËRNDARJE.

Dy funksionet thelbësore që CEZ Shpërndarje kryen në aktivitetin e saj janë: shpërndarja e energjisë elektrike me tension të mesëm dhe të ulët (nga 35 KV deri në 04 KV) dhe shitjen e energjisë elektrike tek konsumatorëve fundorë.

Heqja e liçensës

Redakto

Pas problemeve të shumta të furnizimit dhe humbjeve të mëdha në rrjet të raportuara nga CEZ Group dhe konstatimeve të ERE dhe të KESH u zbuluan abuzime të shumta nga kompania çeke, sidomos në shpërdorimin e fondeve të cilat raportoheshin si humbje në rrjet.[2] Ndaj edhe në prill 2012 ERE fillon një proçes të gjerë monitorimi të CEZ Shpërndarje. Në maj 2012 grupi i punes i ERE-s, i ngritur per qellime te monitorimit te gjendjes financiare, ka konstatuar se gjendja kritike eshte shkaktuar kryesisht nga tejkalimi nga ana e CEZ Shperndarje e shpenzimeve te lejuara si pasoje e keqmenaxhimit te shoqerise. Në rrethana të tilla kompanisë në teto 2012 i vendoset masë adminstrative (gjobë).

Edhe pas vendosjes se gjobes, shoqeria CEZ Shperndarje vazhdoi ne shkelje te detyrimeve te kuadrit ligjor ne fuqi, duke mos prokuruar energjine elektrike per mbulimin e humbjeve.

ERE duke konstatuar mosreagimin e shoqerise CEZ Shperndarje sh.a, e cila ka vijuar me deformimin e metejshem te tregut dhe shkeljeve te kryera nga shoqëria CEZ Shpërndarje sh.a. te kushteve te përcaktuara ne Licensën për aktivitetin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike dhe Licensën e aktivitetit te Furnizimit Publik me Pakice në nëntor 2012.[3]

Menaxhimi

Redakto

Që prej marrjes në dorë të kontrollit të kompanisë nga Shteti Shqiptar në krye të CEZ Shperndarje u vendos ish drejtori i UKT Sahit Dollapi si administrator i kompanisë.[4]

Shikoni edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Mbi heqjen e licensave te Shoqerise CEZ Shperndarje sh.a per aktivitetin e shperndarjes se energjise elektrike dhe Furnizimit Publik me Pakice te energjise elektrike
  2. ^ Rrethanat vendosjes se Gjobës – Sjellja e Kompanisë
  3. ^ Arsyet pse kërkohet heqja e licencës së CEZ
  4. ^ "PËR VENDOSJEN E SHOQERISE CEZ SHPERNDARJE SH.A, NE ADMINISTRIM TE PERKOHSHEM DHE EMËRIMIN E ADMINISTRATORIT TE SHOQERISE CEZ SHPERNDARJE SH.A" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2013. Marrë më 9 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)