Cenë Hamit Pushkolli (1950, Prishtinë - 2020) ka mbaruar gazetarinë pran Institutit të gazetarisë dega: gazetaria konsultative-diplomatike në Beograd. Shkrimet e para i ka të botuara në “Zëri të Rinisë”, në “Rilindje”, “Bujku”, “Shkëndija” “Kosovare”, me fjalë të tjera në shtypin e atëhershëm të Kosovës.

Pas dëbimit nga puna 1991 ai bashkë me disa shokë themelojnë shoqatën “Bashkimi”, aty angazhohet në cilësi të kryeredaktorit të edicionit të librit “Ittifak si edhe i revistës “Bashkimi Paqësor. Pas lufte rreth një vit ka qenë kryeredaktor i gazetës së përditshme “Pavarësia News”, pasi kjo gazetë nuk ka pasur “jetëgjatësi” është punësuar në gazetën e përditshme “Tema R”, në cilësi të zv/kryeredaktorit, mjerisht edhe kjo gazetë nuk ka pasur “jetëgjatësi”.

Ishte kryeredaktor i gazetës javore informative ”OPINION PLUS”, në Prishtinë. Ka shkruar tema nga aktualiteti, por më së shumti shkruajti në fushën e politikës, posaçërisht shkrime me karakter kombëtar.

Vdiq me 21 korrik 2020 nga një sulëm në tru, së cilës nuk arriti t’i mbijetojë.