Centrali bërthamor
Centralet bërthamore bëjnë gjenerimin e elektricitetit në mënyrë të njejtë sikurse te cenralet me lëndë djegëse nga fosilet, pra si në termocentrale.
Pëparësitë e centralit bërthamor janë rezervat e bollshme dhe ҫmimi i ulët i lëndës djegëse, ndotja dhe funksionimi i lirë në kushte normale, ndërsa si mangësitë e centraleve bërthamore mund të quhen rrjedhjet ose dështimi i paisjeve nga cka mund të kete lëshim të gazit radioaktiv ose i lëngut (ujit) që mund të shkaktojë rrezik për shëndetin e komunitetit të afërt.
Pjesë të centraleve bërthamore janë:
- Reaktori
- Reaktori me ujë në shtypje të lartë.
Reaktori
RedaktoNë figurë janë paraqitur disa shufra të grumbulluar që formojnë lëndën djegëse për reaktor, të cilat formohen nga uraniumi i pasuruar. UO2 presohet në pilula dhe pilulat bashkohen në tufë duke formuar shufrat në mënyrë të njejtë. Në reaktor kryhet procesi i fuzionit të lëndës djegëse bërthamore e cila shpërbëhet nga bombardimi i bërthamës së tij me neutrone, gjatë këtij procesi bëhet lirimi i neutroneve të reja të cilat kanë shpejtësi të mjaftueshme për ta mbajtur shpërbërjen.
Reaktori me ujë në shtypje të lartë
RedaktoKy lloj reaktori në shtypje të lartë është tipi i reaktorit i cili më së shpeshti përdoret për centrale berthamore.
Ky reaktor në figurë paraqet centralin bërthamor me reaktor me ujë në shtypje të lartë. Ky reaktor ka dy unaza të ujit: unaza primare (radioaktive) e ujit dhe unaza sekondare (avull) e ujit. Ky system me dy unaza ndan fluidin ftohës të reaktorit nga unaza e avullit. Në brendi të reaktorit sistemi ftohës është i vendosur në një konstrukcion betony të pa ndërpreshëm i konstruktuar që të pengoj lëshimin e radioaktivitetit në mjedis. Pompa ftohëse bënë qarkullimin e ujit në unazën primare nëpër reaktor dhe gjenerator të avujve, këmbyes të nxehtësisë. Reaktori ngrohë ujin e ftohët të sistemit primare.
Ena nën shtypje mban shtypjen e lartë të ujit. Kjo shtypje e lartë ndan gjeneratorin e avujve nga bërthama e reaktorit.
Në unazen ujë i pastër-avull, pompa fut ujin në gjeneratorin e avujve. Pasi që shtypja në anën sekondare është relativisht i ulët, këmbyesi i nxehtësisë avullon ujin dhe prodhon avuj. Avujt e prodhuar do ta vënë në lëvizje turbinën. Ky system është i ngjajshem me atë të termocentralit konvencional të përshtatur më herët. Kondensatori krijon vakum dhe nxjerr avujt nga turbine ndërsa i kondenson në ujë. Uji i kondensuar do të rinxehet me ngrohës dhe do të kthehet në gjenerator të avujve.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2011. Marrë më 13 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Nuclear Power Plants". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2011. Marrë më 13 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)