Centrali i parë elektrik në Elbasan

(Përcjellë nga Centrali i parë elektrikë)


Fabrika e Vajit dhe Sapunit në Elbasan u ndërtua më 1929 nga një shoqëri franceze dhe shumë shpejt u bë pronë e Andon Beçës dhe Shefqet Vërlacit. Ajo kishte në përbërje dhe një central elektrik. Ky central shërbente për të vënë në lëvizje fabrikën me energji elektrike dhe për të furnizuar disa orë në mbrëmje disa rrugë e lagje të qytetit me ndriçim. Në fund të vitit 1945 centrali elektrik i Fabrikës së Vajit e Sapunit del si njësi më vete e përforcohet me fuqi motorike për të plotësuar nevojat e qytetit për ndriçim me 4-5 orë në mbrëmje. Më 22 mars 1947, me dekret nr. 307 të Kuvendit Popullor, Ndërmarrja e Centralit Elektrik Elbasan-Peqin, me qendër në Elbasan shpallet si nděrmarrje e karakterit kombëtar.Pak vite pas Luftës së parë Botërore pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë filluan të ngrenë centrale elektrike që furnizonin me energji qendrat e qyteteve dhe disa familje të rëndësishme të qyteteve përkatëse.

Shikoni dhe

Redakto

Po ashtu, centralet me fuqi motorike prodhonin energji edhe për ndërmarrje të ndryshme të kohës. Që gjatë Luftës, ushtritë e huaja që ishin prezentë në Shqipëri (p.sh ushtria italiane në Vlorë) kishin sjellë motorë për prodhimin e energjisë elektrike.

Në vitet ’20-’30 në Shqipëri do të ishin disa shoqëri e individë që kishin në pronësi këto centrale elektrike:

Shoqëria S.E.S.A  me kapital 2 milion franga ari kishte instaluar centrale elektrike në këto qytete:

-Shkodër, më fuqi motorike 675 kuaj fuqi

-Vlorë, me fuqi motorike 360 kuaj

-Gjirokastër, me fuqi motorike 175 kuaj

-Berat, me fuqi motorike 85 kuaj

-Fier, me fuqi motorike 75 kuaj

-Tiranë, fuqi motorike prej 440 kuajsh

Po ashtu, në Korçë ishte Shoqëria Generale e elektrikut me fuqi motorike prej 4900 kuaj dhe centrali hidraulik prej 500 kuaj fuqi. Kjo shoqëri, e financuar nga emigrantët,  për herë të parë përdori fuqinë e ujit për të prodhuar energji elektrike. Në Tiranë central elektrik do të kishte Shoqëria SITA ndërsa në Durrës shoqëria “STAMLES”Ndërkohë, në Shqipërinë e viteve ’30 ishin dy individë që kishin në pronësi centrale elektrike. Në Elbasan ishte Andon Beça ndërsa në Pogradec Novruz Pasho.

Referimet

Redakto

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme

Redakto