Chattar Manzili (në gjuhën urdu: چھتر منزل; në gjuhën hindi: छतर मंज़िल), ose Pallati Ombrellë është një ndërtesë në LucknowUttar Pradeshit që shërbente si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre.[1]

Chattar Manzili
Emri amëtar
Stampa:Lang-
Chattar Manzili pranë lumit Gomti në vitin 1895
LlojiPallat rezidencial
VendndodhjaLucknow, Uttar Pradesh, Indi
Ndërtuarvitet 1780
Stili arkitekturorArkitektura Mogule
PronarQeveria e Uttar Pradeshit

Ndërtimi dhe arkitektura

Redakto
 
Bara Chattar Manzili (pallati) dhe Farhat Bakhshi në Lucknow, e parë nga jugu (1862) Shepherd & Roberston

Rezidenca u ndërtua me porosi të Nawab Ghazi-ud-Din Haiderit dhe u përfundua pas vdekjes së tij, nga pasuesi i tij, Nawab Nasir Uddin Haideri.[2][3][4] Chattar Manzili qëndron pranë brigjeve të lumit Gomti. Ai konsiston në një Bari Chattar Manzil (ndërtesa më e madhe) dhe Chhoti Chattar Manzil (ndërtesa më e vogël), megjithatë nga këto ndërtesa, vetëm më e madhja ekziston akoma. Këto dy ndërtesa ishin shembuj të stilit Nawabi të arkitekturës Indo-Europiane, megjithëse Bari Chattar Manzili ka qenë ndryshuar përgjatë viteve.

 
Darshan Bilas dhe Chota Chattar Manzili

Pallatet janë emërtuar sipas çhattrive (kupolat në formë ombrelle) që kurorëzojnë ndërtesat mbi pavjonet tetë-këndore.[5] Ndërtesat mbresëlënëse kanë dhoma të mëdha nëntokësore dhe një kube të kurorëzuar nga një kupolë prej ari.[1][2][3]

Përdorimi

Redakto

Pallati ka kaluar nëpërmjet shumë zotëruesve duke përfshirë Nawabët e Awadhit, Saadat Ali Khanin dhe Wajid Ali Shahun, britanikët si dhe ndryshimet që kur ndërtimi i saj nisi në vitet 1780.[6] Ai shërbeu si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre. Më vonë gjatë Kryengritjes së Vitit 1857 ndërtesa u bë një fortesë e Kryengritësve Indianë.[4] Një pjesë e tij u shkatërrua nga britanikët gjatë Luftës së vitit 1857.[7] Pas luftës së vitit 1857 qeverisja britanike e Indisë dha ndërtesën një OJQ-je amerikane që e përdori atë si një klub për qëllime pushimi, deri në vitin 1947, Chhatar Manzili u përdor si United Services Club.[2][4] Pas pavarësisë së Indisë, kjo ndërtesë u dha për Council of Scientific and Industrial Research, që e përdori atë si Central Drug Research Institute që nga viti 1950,[2][4] por tani është lënë nga Central Drug Research Institute.[3] Qeveria e Uttar Pradeshit planifikon të krijoi dy muzeume dhe një librari në Pallat pas rikonstruksionit dhe konservimit nga Departamenti Arkeologjik i Shtetit të Uttar Pradeshit.[6]

Kultura Popullore

Redakto

Që nga koha e Kryengritjes Indiane të Vitit 1857 ai është fotografuar shpesh nga figura të tilla si Felice Beato, Samuel Bourne,[5] Darogha Ubbas Alli dhe Thomas Rust. Në dhjetor të vitit 2013 një festival dy ditor i Wajid Ali Shahut u organizua nga Rumi Foundation i prodhuesit të filmave Muzaffar Ali në Chattar Manzil si homazh për Nawabin e Oudhit.[8] Filmi hindi Jolly LLB 2 u xhirua në Chattar Manzil.[9]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Lucknow:Fire Of Grace (në anglisht). Books.google.co.in. Marrë më 12 shkurt 2014.
  2. ^ a b c d "Chattar Manzil - Chattar Manzil Lucknow in India". Lucknow.org.uk. Marrë më 12 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2016. Marrë më 25 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ a b c d TNN (28 gusht 2007). "Chattar Manzil set to come alive - Times of India". Articles.timesofindia.indiatimes.com. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "The Chattar Manzil Palace from the river, Lucknow". Bl.uk. 30 nëntor 2003. Marrë më 12 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ a b "Chattar Manzil, then and now". The Hindu. 8 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Save Our Heritage: Chattar Manzil, Lucknow | Save Our Heritage". Saveourheritage.in. 21 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. Marrë më 12 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Zia, Hassan (23 dhjetor 2013). "Nawab wajid Ali Shah festival revamps essence of Chattar Manzil". TwoCircles.net. Marrë më 12 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ http://www.hindustantimes.com/bollywood/jolly-llb-2-akshay-kumar-lauds-up-film-policy/story-V9zcdUs391Ouwk0HmdUoII.html

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto