Christopher John Chivers
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Christopher John Chivers është një gazetar amerikan, i cili shkruan për "The New York Times". Në maj të vitit 2007 ai u emërua shefi i byrosë së Moskës. Në vitin 2009 fitoi çmimin më të rëndësishëm të gazetarisë, Pulitzer. Libri i tij historik, "Arma", u botua në vitin 2010. Chivers ndoqi universitetin e Arteve dhe Shkencës në Cornell, duke u shquar edhe si lojtar futbolli amerikan. Pas diplomimit në vitin 1987, Chivers shërbeu si oficer këmbësorie në Marinën amerikane deri në vitin 1994. Ai ka kryer edhe studime ushtarake dhe ka shërbyer në luftën e parë të Gjirit Persik. Më pas Chivers është diplomuar në Shkollën e gazetarisë në Universitetin e Columbias. Chivers ka raportuar nga Afganistani, Izraeli, Iraku dhe të gjitha ish-republikat sovjetike. Chivers njihet nga "The New York Times" si një nga dhjetë gazetarët më të mirë të dekadës.