ClearLCD është një teknik në zhvillim e sipër nga firma Philips. Më këtë teknik kualiteti i fotografisë në televizorët LCD do të korrigjohet në një shkallë të lartë. Televizorët e gjeneratës së re FlatTV të pajisura me këtë teknik do të dalin në treg në gjysmën e parë të vitit 2006. Me këtë është arritur korrigjimi i dy mangësive të televizorëve "flat":

Lëvizjet e shpejta në sekuenca (p.sh.: raste në lojërat sportive) paraqiten shumë më rrjedhshëm. Kjo është arritur duke e rritur reaksionin në vetëm 6 ms (milisekonda).
Kontrasti me këtë teknik po ashtu është ngritur në një nivel shumë të lartë, tani me të vërtet "e zeza" është e zezë. Për rritjen e kualitetit të kontrastit është përdorur një ndriçim i ri i prapaskenës, me aftësi që të ndriçojë pjesë të caktuara të ekranit. Në gjeneratat e kaluara të këtyre televizorëve hapësirat e errëta janë ndriçuar me të njëjtin nuancë të dritës, kjo shkaktonte që ato pjesë të mos jenë të errëta aq sa nevojitej.

Pasi që pikat (pikëzat) e Ekraneve LCD vetvetiu nuk emitojnë dritë (siç është rasti te teknologjia e ekraneve Plasma apo te ekranet me cilindër e katoda) duhet të ndriçohen nga mbrapa.

Shiko dhe këtë

Redakto