Colonel Reyel, emri i artit i Rémi Ranguin, është një këngëtar reggae dhe Dancehall nga rajoni francez Guadeloupe, i cili u bë i famshëm në Francë dhe Belgjikë mes viteve 2010 dhe 2011 për hitin e tij "Celui...".

Biografia

Redakto

Remi Ranguin kaloi fëmijërinë e tij në Paris. Që nga viti 1990 është pjesë e DJ Septentrional Crew [1].

Pas një qëndrimi në Indiet Perëndimore në vitin 2004, apasionohet pas muzikës Dancehall. Kthehet në Francë, krijuan grupin e tij dhe vendos të vetëquhet Colonel Reyel. Me ekipin e tij midis 2004 dhe 2006 qëndron në skenën e nëntokësore Parizian Dancehall. Në vitin 2008 publikon albumin Boomaz Mixtape Vol 1, i cili përmban këngën Crise de l'Employ. Nën siglën e shtëpisë diskografike Scartik Rekordz regjistron Killa, Destiny (bashkëpunim me Twent) dhe Don Dada (bashkëpunim me Twent & XéLo). Në vitin 2009 shfaqet në Sound Storm Faut me këngën Il faut se battre (featuring Josita). Në vitin 2010, nën siglën e Wagram, publikon këngën "Celui...". Pati sukses të madh në iTunes, duke arritur e para në listën e shitjeve në Francë dhe në Belgjikë e 9-ta. [2]

Albumi i tij Au rapport u publikua në 11 prill 2011, dhe që në javën e parë të publikimit arriti në vendin e parë të Top Listës Franceze me 25.666 kopje te shitura.[3] Në prill të vitit 2011, lëshoi remiksin e këngës së tij "Celui...".

Këngë

Redakto
Viti Single Albumi
2010 Denié jou aw Single
2010 Celui... Au Rapport
2011 Toutes les nuits Au Rapport
2011 Aurélie Au Rapport
2011 Ma Star Au Rapport

Referime

Redakto
  1. ^ "Biographie Colonel Reyel : bio, parcours artistique Colonel Reyel - NRJ". Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2011. Marrë më 21 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ lescharts.com - Colonel Reyel - Celui
  3. ^ Top Albums : Colonel Reyel détrône Johnny