Copëza malli libër me kujtime me autor Bim Dakli. Shtëpia botuese "Onufri", viti i botimit 2017. Faqet e librit 358. ISBN 978-9928-226-53-2

Mbi librin :

"Copëza malli, Kujtime, rrëfime" është një udhëtim në periudha të ndryshme të jetës së autorit; udhëtim në fëmijërinë e tij në vitet 1920, kur ai kryente arsimin fillor në qytetin e tij të lindjes - Elbasan, ndërsa në familjet qytetare shqiptare po nxitej me forcë fryma e arsimimit; në vitet e rinisë (në vitet 30 e '40), ndërsa rrëfyesi është nxënës në Gjimnazin e Tiranës, e më tej student në Universitetin e Firences; janë periudha të mbushura me ngjarje e ndodhi në të cilat ai përjeton zhvillimet sociale, ideologjike e politike të kohës, ndërsa vendi i tij ndien rreziqet dhe agresivitetin e aventurës fashiste e përfshihet në lëvizjen për çlirim; ndërsa Italia po përshkonte kurbën ngjitëse e zbritëse të aventurës fashiste e po pësonte tronditje të thellë pas dështimit të asaj aventure që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore.

Kujtimet përzgjaten edhe pas Luftës, ndërsa autori mbeti në Itali dhe bëri një karrierë të shkëlqyer si inxhinier zbatues dhe kërkues shkencor pranë qendrave kërkimore e laboratorëve të indrustrisë kimike. Gjithsesi, përgjatë kujtimeve e rrëfimeve rrëfyesi mbetet kryesisht në hapësirat e rrëfimit të mbresave e gjurmëve që lidhen me përjetimet intime e vetjake të lidhura me familjen, miqtë e të afërmit.

Hera-herës rrëfyesi hedh mbi shpatulla mantelin e sociologut, historianit e njohësit të pasionuar të faunës e florës, njohje që i bëjnë edhe më tërheqëse rrëfimet dhe kujtimet e tij.