Me termin Cropping (anglisht për preje, rrëzim) nënkuptohet metoda e prerjes së pjesëve kornizë të fotografisë me qëllimin e kthimit e formatit të fotografisë nga njëri në tjetrin duke i hequr pjesët e "zeza" ose pjesë të jo dëshiruara të fotografisë.

Fotografia 2,35:1 me Aspect ratios në Kinema.
Fotografia 2,35:1 e kthyer me Letterbox në 4:3 Fotografia mund të shihet e tëra
Fotografia 1,85:1 e kthyer me Letterbox në 4:3 Formati tipik 16:9 i fotografisë, nuk mund të shihet më tepër se vetë fotografia
Fotografia 1,55:1 e kthyer me Letterbox në 4:3 Një kompromis në mes formateve 16:9 dhe 4:3, shpesh përdoret në Britani
Fotografia 1,33:1. Futja e Letterbox-it nuk është e nevojshme pasi që fotografia është e formatit 4:3 por nuk mund të shihen pjesë tjera

Kjo metodë përdoret shpesh për paraqitjen në televizorë të filmave që janë paraparë për kinema. Gjatë këtij procesi nga formati i kinemasë 16:9 prehet formati televizivë 4:3. Me këtë arrihet shmangja e paraqitjes së shiritave të zi ("Letterbox") mirëpo një pjesë e hapësirës së fotografisë humbë. Kjo shihet më së miri gjatë para prezantimit të emrave, ku një pjesë e shkronjave nuk mund të lexohet, sepse ato janë në atë hapësirë të fotografisë që është humbur gjatë kthimit ë formatin 4:3. Krijuesit e filmave nuk e shohin këtë me sy të mirë, e posaçërisht kur këtë televizionet e bëjnë pa i pyetur ata.

Kompromisi

Redakto

Në Britani të Madhe përdoret një format i quajtur "kompromis" me proporcionet 14:9 (1,55:1) çka shkakton që një pjesë e hapësirës së fotografisë të humbet (më pak se te formati 4:3) por për këtë paraqiten edhe shiritat e zi poshtë e lartë fotografisë. Sipas ligjeve në vendet perëndimore televizionet janë të detyruar të prezantojnë filmat në formatin origjinal d.m.th. 16:9, mirëpo shumë shikues janë të pajisu me televizorë të formatit 4:3, për këtë në Britani është bërë një kompromis.

Në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, filmat në DVD janë në dy variacionet, at origjina d.m.th. ekranit të gjerë (Widescreen) si në kinema dhe në versionin 4:3 Pan & Scan. Me këtë i lihet konsumatorit të vendos se dëshiron ai një ndjenë si në kinema apo një pamje të plotë.

E ardhmja

Redakto

E ardhmja e duket se do të vendoset me futjen e televizioneve HDTV me dimensione të caktuara 16:9. Kjo do të shkakton që paraqitja e materialit të filmit të formatit 4:3 në këta televizorë do të shkaktojë shiritat e zi vertikal.

Digjitali

Redakto

Te Videokamera Digjitale (DV) për të kursyer vend të regjistrimit përdoret karta MJPEG ose për shkak se standardet e DV janë me 704 radhë të dukshme.

Përpunimi

Redakto

Gjatë përpunimit të fotografisë së filmave për termi Croppen thuhet "prerja e fotografisë". Kjo nuk do të thotë se duhet të ketë Aspect Ratio të plotë, por mund të ndryshojë në dimensione dhe në hapësirën e fotografisë.