Cung Tahiri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
ÇUNG TAHIRI I VUTHAJVE
(Me rastin e 60 vjetorit te vrasjes)
Nuk besoj se ka fshat ne trojet shqiptare që është i njohur sa fshati gjegjësisht krahina e VUTHAJVE ? Ne çdo vend, kudo që ndodhesh e te pyet ndokush se nga je, e i thua se je nga Vuthajt, te gjithë e dijne se ku ndodhet ai vend.
Pra s'ka nevoje ti thuash f. b. prej Vuthajve te Gucisë, te Plavës apo disi tjetër siç duhet vepruar me vendbanimet tjera te te cilësdo krahine Shqiptare.
Pse ndodhe kështu, bien pyetja : Se vet emri është i madhe. Është emër karakterishtik. Emër ne shqip, me rrënje Pellazgjike - VUTHAJ.
Themeluesi i këtij vendbanimi thjështë ILIRO - PELLAZGJIk e kishte emrin shume karakteristik. Shume origjinal - shqip : VUTH NISHA. Them shume shqip se te asnjë popull ne Gadishullin Ilirik s'gjene kësi emri. Ne te vërtete, sllavet as që e kane germën th, e as që dijne ta perdorin atë. Prandaj fshatit Vuthaj i thonë Vusaj ose edhe me keq : Vusanje.
Sipas te madhit NOPCE, VUTH NIisha ishte themeluesi i vendbanimit VUTHAJ. Njeri prej pasardhësve te tij - NIKA e themeloi, jo large prej Vuthajve vendbanimin tjetër - NIKCIN (Shih lib. Dr.F. Nopca : "Nga Shala ne Kelmend" Sarajeve, 1910).
Dhe si për çudi sot thonë Vuthajt e Nikcit, ne vend se te thuhet Nikci i Vuthajve. Dmth. me e drejte është te thuhet Nikci i Kelmendit janë Vuthjane e jo Vuthjanet janë Nikc, siç e gjejmë te Hasan I. Gjonbalaj ne librin e tij "Kelmendi", Peje 1989.
Nuk qëndron fare konstatimi i Hasanit dhe i disa te tjerëve që janë marre me ketë problematike, kur thonë se Gjon Bala është banori i pare i këtij fshati. Përkundrazi, Gjon Bala dhe pasardhësit e tij dhe te vëllait te tij - Nrelit, janë banoret e fundit që e banojnë edhe sot ketë fshat.
Do te thotë se ne Vuthaj shekuj me radhe kane banuar Shqiptaret që me vone u formuane si fis Kelmendas dmth. Shume e shume vite para se te vendoset atje Gjon Bala me pese nipat e tij, djemtë e Nrelit, i cili ishte vrare ne luftëra ne turq. Kjo mund te ilustrohet edhe me faktin se sot ne Vuthaj jetojnë familje kelmendase që s'janë pasardhësit e Gjone Bales apo te vëllait te tij. Si f.v. Gocajt e Selimajt e Vuthajve (Shih lib. R.Dedushaj : "Krahina e Plave-Gucisë neper shekuj" NY. l993).
Vuthajt u bene te njohur nder te gjitha territoret shqiptare nga vet emri i themeluesit te tyre, Vuthit. Nga legjenda te thurura ne atë krahine siç është ajo e vajzës se Vuthit (Shih lib. S. Ahmeti "Vuthajt dhe Vuthjanet" Tirane 1996).
Nga burrëria dhe besa e qëndrueshme shekuj me radhe ne këto troje. Nga burrat e mençur e me nam siç ishin: Gjon Bala, Ahmet Zeneli, Hysen ef. Vuthi, Cun Mula etj. Nga trimat e "çartur" që u dalluane neper luftërat e pandërprera kundër atakueseve te vet siç ishin : Nrel Bala, Dedush Nreli, Kuk Lula, Deme Gjeka, Sadik Rama e deri te Jeton Idrizi, dëshmori me i ri i Vuthajve që ra ne luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, me 1999. Si dhe nga pjesëmarrja e tyre ne çdo tubim mbarëkombëtare ku caktoheshin fatet e kombit si te : Verrat e Llukës, ne Junik, ne Vlore, e deri ne Rambuje te Francës ku ishte Akad. Rexhep Qosja (Shih lib. R. Dedushaj : "1oo vjet lufte" NY. 1999). Normalisht që ky emër kaq i madh i Vuthajve, i pengonte shume armiqtë e shqiptareve, pushtuesit e tyre, apo jo ?
Veziri i Shkodrës f.v. shpejtoi te lidhte marrëveshje me Gjon Balen, te parin e Vuthajve që derisa te ishte ai gjalle, Vuthajt mos te detyrohen ta ndërronin fenë. Posa vdiq Gjon Bala (diku rreth vitit 1700) Veziri e thërret djalin e vëllait te tij DEDE (Dedush) NRELIN ne Shkodër. Sepse për Vezirin ishte shume me rendësi mbajtja e qetësisë ne Vuthaj. Po te lëviznin Vuthajt i destabilizohej gjendja ne krejte "Nahine e Gucisë" Idriz Lamaj, publicist i njohur ne Diasporën e NY. me tha njëherë se : "Dy fshatra shqiptare : Vuthaj e Martinaj (Kelmendas) i kane mbajtur dy qytete shqiptare Gucinë dhe Plavën ne vend që te ndodhte e kundërta. Fenomen që ska ndodhur ne asnjë krahine shqiptare tjetër !
Me Dedush Nrelin ne Shkodër Veziri e beri perafersisht ketë bisede: - Ti je me i vjetri i Vuthajve, tani pas vdekjes se xhaxhait tënd - Gjon Bales. Me Gjonin ti e din, e kisha një marrëveshje që e kemi respektuar te dyja palët. Prej sodit ajo marrëveshje anulohet. Ti duhet ta ndrrojsh fenë i pari, te bëhesh Bajraktar i Vuthajve e dalengadale te gjithë Vuthjanet ti konvertojsh ne Islam. Ne Dine e iman - siç thoshte Veziri ! - Dedushi, si një djalë i një heroit - Nrel Bales te Vuthajve, që kishte rene ne lufte me bishat e Bosforit, diku ne vitin 1684, as që mund ta merrte me mend një tradhti te tille - kuptohet atë ne Shkodër edhe e likuidoin (Shih lib. e cit. Krahina...)
Veprimtaria dhe sjellja e Dedushit ne Shkodër nxiti urrejtjen e organeve osmane ndaj pasardhësve te tij, që si mbiemër e muarren emrin e tij - DEDUSHAJ. Kjo dëshmohet edhe me faktin se pas kalimit te Vuthjaneve ne islam, kurrfarë pozite shoqërore apo shtetërore nuk u dhanë (apo nuk e pranuane ata ?) ne hierarkinë sunduese te fshatit apo te krahinës. Siç ndodhi f.v. me "mahallet" tjera te Vuthajve që u bene Bajraktar, Dizdar, Bylykbash etj.
Ishte kjo koha siç thotë Kadare kur u ndesh "filozofia egërshane e lirisë me atë te robërisë dhe kur Shqiptaret u ndanë ne tri kampe : ata që e mbajtën Shqiptarinë e kryqin, ata që e braktisen kryqin për gradat dhe armët dhe ata që u shiten" (Gaz. "Bota Sot" 13.o1.2011 f 13.). Dedushajt pra mbeten luftëtar te thjështë dhe shqiptar te vërtete te përbuzur nga zyrtaret e vjetër e te rinje te Sulltanit. Sjelljet e vet këtyre njerëzve binin ndeshe me urdhrat e sundimtareve dhe hyzmeqareve te tyre. Bien fjala : Hoxha i fshatit i pagëzonte femijte me emrat mysliman - arab : Ahmet, Jakup, Rexhep, Fazli, Jahe etj. e ne jetën e përditshme ne ketë vëllazëri i quanin ndryshej, me emrat shqip : Hut, Calok, Bube, Llull. Çung etj/Edhe sot e kësaj dite kerkund ne Vuthaj s'është ruajtur konzervatizmi shqiptar me shume se ne Dedushaj. "Njerzit me te mbrapambetur ne Vuthaj janë Dedushajt" - me thonin shpesh ne New York ca Vuthjane te "kulturuar", ish servil te pushteteve te huaja apo bijtë e tyre. Pse ? Se Dedushajt siç thash me pare, se kishin respektuar aq shume fenë e pushtuesit osman, s'kishin shkuar ne shkollat e pushtuesit e sidomos ne ato te serbit (pra kishin ruajtur me gjelozi gjuhen e te pareve te tyre, bile me atë dialektin e vjetër "te Buzukut" siç do te thoshim ne me vone. E kishin mbajtur me gjelozi te pashoqe traditën e te pareve te vet ; Besën, bujarinë dhe trimërinë duke i vur përherë ne shërbim te fshatit, krahinës, dhe kombit që i kishte lindur. Aq i kishin ndejtur besnik kësaj tradite saqë shpesh ia kishin pare edhe sherrin duke e humbur edhe kokën - siç do ti ndodhi edhe protagonistit te këtij shkrimi : ÇUNG (Jahe) TAHIRIT - Dedushaj dhe te tjerëve para tij.
Te shkojmë me radhe :
BAJRAM MUSA
RedaktoPër ketë trim do te mësojmë nëpërmes te një artikulli te botuar ne Gaz. "KOSOVA" e Te Tiranes, maj 1994. f.5. Te shtunën me 23 prill 1994 ne restorantin "Il Galleto" te Nju Jorkut, prone e vëllezërve Bruncaj nga Vuthajt "ne praninë e disa dhjetëra mërgimtareve", kryetari i Shoqatës "Kosova" te Tiranes, z. Murat Gjonbalaj i ndau dekoratat e disa atdhetareve që Kryetari i Shqipërisë dr. Sali Berisha i dekoroi për merita ne luftërat për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Me një krenari dhe mburrje pasardhësit e te dekoruarve i merrnin njeri pas tjetrit dekoratat ne fjale. Kur u lexua dekorata e BAJRAM MUSES, ne salle mbretëroi një heshtje që donte te thoshte shume. Ne ndërkohe u ngrit z. Rexhep Dedushaj, iu afrua mysafireve nga Tirana dhe ne vend që ta merrte dekoratën e kapi mikrofonin dhe me një dhembje te thelle tha : "Bajram Muses, ne mars te vitit 1913 Serbo - malazezet ia masakruane krejte familjen. Meqenëse s'imbeti djalë as vajze, familja e jone jemi marre vesh që ketë dekorate ta kthejmë ne Muzeumin Kombëtar te Tiranes, ne mënyre që historianet dhe gazetaret gjate shekujve te ardhshëm te mësojnë dhe shkruajnë për gjenocidet e Serbo - malazezve ne Krahinën e Plave - Guciseme rrethine. U falënderua mysafireve dhe u kthye ne ulësen e vet. Ne salle mbretëroi një heshtje e dhembshme.
Kur u ktheva ne banese nga kureshtja e hapa librin "Krahina e Plave - Gucisë neper shekuj" për te mësuar se kush ishte Bajram Musa ?
Ne ata libër shkruante kështu :
"Bajram Musa - Dedushaj, që ato dite gjendej me dhen ne Zabel, përmbi Plave, u qet dheneve për gjashte dite sane e bien ne Nokshiq (janar 1880 - C.C.) e i pret tre krena malazezesh. Qe bashkë me 300 te tjerë i ekspozojnë ne Kodër te Smajlages ne Guci..." (faq. 125) Çka do te thotë se heroikisht mori pjese ne mbrojtjen e kësaj krahine dhe trojeve tjera shqiptare nga serbo - malazezet ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pastaj ne librin ne fjale lexova : "Se vetrete malazezet thjështë janë hakmarrë (me 1913 - C.C.) tregon edhe ky rast : Duke e ditur ata se bariu vuthjane, Bajram Musa, Dedushaj, i ka prer tri koka malazezesh ne Betejën e Nokshiqit, e kërkojnë atë, si thotë populli me firu. Mulla Hajra Ballsha Ballshiq, duke e ditur se ku gjendet Bajrami (...) i prinë një çete malazezesh 6 ore neper bore dhe i shpie ne Zabel përmbi Plave, ku ai dimëronte me dhen. Para syve te plakut (Bajramit)ia vrasin djemtë : Salihin e Lacin dhe ia plaçkitësin tere pasurinë..." (f. 161). Sa e dhembshme është e kaluara e jone, mendova me vetevehten Shkruar nga rugovasi : Cele CELAJ, N.Y.
DAJRAM XHUKU
RedaktoKur ka hyre Mali i Zi ne Guci, tetor 1912, te gjithë Dedushajt kane dalur ne Malësi te Gjakovës. Vetëm Bajram Xhuku është vonuar duke i pritur shokët e vet : Shok dhe Hul Sokolin e Gocajve, që i kishte kojshi. Posa janë bere bashkë i ka rrethuar ushtria malazeze, i ka lidhur dhe i ka pushkatuar te nesërmen ne Qafe te Previse... Pas formimit te Mbretërisë SKS, Sadri Brahimajt e Dedushajve kishin mbetur te jetonin ne Shqipëri. Një djalë i tyre - HYSEN DELIU, pasi e kishte kryer shkollën fillore ne Tropojë e kishte mbaruar edhe gjimnazin ne Shkodër dhe ishte sistemuar ne njërën prej zyrave te Qeverise se Zogut prej nga u kishte ndihmuar shume refugjateve te Plave - Gucisë që kishin mbetur ne Shqipëri pas masakrave serbe te vitit 1919 : "Na i ka dhëne tokat me te mira ne Gurz" - me thoshte njëherë Mehmet B. Kukaj.
Siç dihet Zogu kishte shume besim ne Kosovaret dhe shume prej tyre i kishte dërguar ne kufirin e Greqisë, si element me te sigurte. Një dite ne Gjirokastër e transferon edhe Hysen Dedushajn. Ai posa mberrine aty merr vesh se ne burgun e atij qyteti kalbej trimi legjendar i Kelmendit - PREK CALI. Pasi e vizitoi nja 2-3 here si djalë kelmendas që ishte, vendosi ta liroi pa urdhrin e askujt ! Bile, për kuriozitet po përmendim, se se basku me Preken "ikën" edhe shume te burgosur te tjerë e ne mesin e tyre edhe diktatori i ardhshëm komunist i Shqipërisë-E. Hoxha, atëherë profesor ne liceun e Korçës. Pasi puna u be e madhe HYSENI iku ne Greqi (Shih lib. Prek Cali –”Kelmendi dhe Kelmendasit" te autorit Dr. Luigj Martini, Shkodër 2005).
Autori ne atë libër thotë një djalë nga Kelmendi, pa e përmendur emrin e Hysenet ?
Derisa mixha i Hysenit, SOKOL SADRIA, punonte atë kohe ne Ministrinë e punëve te brendshme ne Qeverinë e Zogut dhe se bashku me Col Isufin e Hasangjekajve dhe Sali Ibren nga Gucia e shoqëruan Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e kufirit ne sektorin e Vermoshit ne maj te vitit 1924. Gjegjësisht, e përcillnin Mehdi Frasherin, përfaqësues te atij komisioni nga ana e Shqipërisë. Komisioni ne fjale është pritur mire nga autoritetet jugosllave ne Plave por i arrestuan tre perciellsit e lartpërmendur duke i quajtur nënshtetas jugosllav. Ky incident ishte bere problem ndërshtetëror, por kryetrimi gucias, Rexha i Vogël - Bekteshaj, i ndihmuar edhe nga postkomandanti i kufirit ne Grabon te Kelmendit, vuthjani Rrustem Ademi -Ulaj, i liroi me dhune, duke i shkëmbyer me ca tregtar malazez që i zuri rob duke u kthyer nga Shkodra. Ngjarje kjo që gati i prishi ditët e mjaltit te Zogut me Pashiqin. Percka atë kohe e pësoi duke e paguar me jete Rexha me rrështër Ademin.
Posa vijnë ne pushtet cetniko - komunistet malazez, do ta nxjerrin nga sirtari edhe njëherë dosjen e Sokolit duke e burgosur dhe mbajtur ne burg me vite te tera. Vëllezërit e Sokolit, ZEQIRI dhe XHEMA u vranë ne lufte me çetniket shkie ne Vonoselle ne korrik te vitit 1941. Kur ata bashkë me Sokolin, Çung Tahirin e Dedushajt tjerë u vune ne shërbim te mbrojtjes se kufijeve te Shqipërisë Etnike. Po ne atë lufte ishin vrare edhe IMER HUTI e RAME BAJRAMI sikurse edhe SADIK MYFTARI që e kishin vrare xhandarët e Lashiqit pak para asaj lufte...
KUSH ISHTE ÇUNG (JAHE) TAHIRI ?
RedaktoNe një rast duke rene malësoret e rrethit te Tropojës (Gash e Krasniqe)ne Guci nga qafa e një mali te afërm e vrejne minaren e posandërtuar te xhamisë ne Vuthaj (she. XIX) dhe njeri pyet : ”Zo c'është ajo ?” Tjetri përgjigjet : “Oxhaku i Syle Hasanit” te cilit i kishte shkuar zëri larg ne Malësi. Shala dhe Malësia e Gjakovës e kishin “hanin” e pare duke shkuar e duke u kthyer nga Gucia (Me trgonte plaku 90 vjeçar - Jakup Jahelezi i Dragobisë).
Tymin larte te këtij oxhakut e mbajtën edhe i biri i Syles - Isuf Syla dhe nipat e tij : Arif, Zymer dhe Çung Tahiri.
Çungu ishte djali i trete i Tahir Syles, i lindur rreth vitit 1890, ne Katundin e Epërm (Sirm), rrenze Shkalles se Zarunices ne Vuthaj. U rrit si çdo fëmijë vuthjane duke i ruajtur bagëtinë dhe duke e thithur ajrin e pastër te Alpeve Shqiptare dhe mençurinë, bujarinë e trimërinë neper odat e kullave legjendare te Vuthajve. Derisa, vëllezërit e tij me te moçëm, Arifi e Zymeri ishin nder shpianiket –si thonë ne Vuthaj, me te mëdhenj te fshatit, Çungu (Jaha) ishte lazdrani i shtëpisë. Sungari i babës.
E mbajnë ne mend ne Vuthaj, se qysh kur ishte i ri Çungu ishte dalluar paksi i jashtëzakonshëm. Shpeshherë kur mblidheshin katundi neper ndeja ai deklaronte : ”Me mujte me i marre filanin e filanin (duke i përmend me emra, çdoherë te ndryshëm) ne shpinde kërcej me gjithë ta ne Gerle ! Vehten e paguaj : 1 me 2 e katundit ia hjeki 2 spihuna, se na kane lodhe me spiunlleqet e tyre ! Guximi i tij i mahnitete bashkëfshataret : Nder te paret kishte shkuar ne luftën e Grebenit ne mbrojtje te krahinës ne tetor te vitit 1912, ku iu kishte plagosur rende mixha i tij Smajl Isufi. Pastaj kalon ne mbrojtjen e Shkodrës nga Malazezet, percka edhe u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë - dr. Sali Berisha, me rastin e 80 vjetorit te shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, me ”Urdhër për veprimtari patriotike te klasit II“ Merr pjese edhe ne Luftën e Koplikut me 1920, ne mbrojtje te Shqipërisë nga hordhitë Jugosllave. (Shih lib. i cituar : Krahina …f, 342).
Gjate Jugosllavisë se pare, te Karagjorgjeviqeve, shpeshherë kishte rene ne konflikt me xhandarët e Gjorgje Llashiqit që vetëm ne territorin e Vuthajve i kishin sajuar 9 kazerma ushtarake për ruajtjen e kufirit Shqiptaro - shqiptar, te cilin Çungu se kishte pranuar kurrë. “Se bënte hesap fare kufirin” – me thoshte babai im, Mani shpesh dhe vazhdonte : “Shkonte shpesh te dajte e vet - J ahelezet, ne Dragobi, te kushërinjtë ne Cerem e Valbone e deri ne Tropojë, ku rrinte me jave te tera.” Ne pranverën e vitit 1941, kur ushtria Jugosllave i sulmoi kufijtë e Shqipërisë, Çungu u dalldis : ”O Novak, hajde te shkojmë ne Shkodër, se Shkodra ashte e jona“ - i thonin ata ushtar një kolonistit serb ne Vuthaj - duke u ngjitur shkalles se Zarunices ! E Çungu që rrinte te dardha e egër, ne oborr te vet – me thoshte Baba, u thonte me za te larte : “Po m …” E na shtonte ai, i thonim : ”Ec more mbrenda se po te vrasin” ! Dhe, pak dite me vone, kur ata ushtar fashist ktheheshin te demobilizuar nga Shqipëria (meqë Jugosllavinë e kishte sulmuar Hitleri), Çungu me ca vuthjane te tjerë i ndalte te Gurra e Ali Metes, ne Zarunuce dhe jovetëm që i çarmatosnin por ua merrnin edhe rrobet e i leshinin ne këmishe e tlina te Shkonin ne Guci. Me armetë e uzurpuara i armatosen pothuajse krejt katundin.
Pastaj iu bashkua parisë se Vuthajve : Cun Mules, Gjonbalaj, Sadik Isufit, Kukaj dhe Iber Hysit e Haxhi Metes se Martinajve e udhëheqëseve tjerë te kësaj krahine ne mbrojtje te kufijve te Shqipërisë Etnike. Sadik Bekteshi, atëherë komandant i AP ”Perlat Rexhepi” me tregonte ne shtëpinë e vet ne Tirane, ne maj te vitit 1971, ne prezencën e Syle Butit e dy vuthjaneve te tjerë, se : “Çungu ka qene patriot. Na i kishte lene shyetnit ne are e thoshte te nxjerrim sa te donim patate që ishin shume te mira. Por, si thonte ai, Çungu ka qene Ballist. Njëherë unë me ca anëtar te shtabit te aradhes pritnim me dale buka prej zjarrit e me ngi barkun. Por posa e nxori bukën prej nen saç Qamilja (Nena ime –R.D.) Çungu e çoi diku tjetër e ne u deshtë ta presim tjetrën buke derisa te piqet. E kur e pyeta Çungun se ce beri bukën e pare ai mu pergjegj : ” Ne dbanin tjetër i kam do burra me te mire se ty. ”Ishte sadik Isufi i Kukajve me cten e vet “balliste” ?
Kjo do te thotë se Çungu i mbante dhe i ushqente çdo njeri që luftonte për lirinë e Atdheut, pa kursyer asgjë. Derisa Sadiku me shoke (partizanet) ia kthyene shpinden pasi e grabiten pushtetin ne SHQIPËRI, C ungu mbeti duke u dhëne buke atyre që mbeten neper male e që i ndiqte sadiku me shokët shkije me i vrare !
Manit i kujtoheshin këto raste : “Cojsha buke ne dy punkte : Sadik Isufit me te vetët ne një vend e Haxhi Metes –Prelvukaj, ne një vend tjetër ! Ishte shume rrezik. Vitet 1946 - 1948. Një dite Brahim Smajli –kushëri i Haxhiut, me pyeti : “A ke fare armatimi ti ci po vjen kështu kaq guximshëm ? E kur i thash jo, ma dhuroi një allti me mllugje te bardha për te cilën me vone e kishte torturur se tepermi Udb - ashi Vojo Maziq ne fund te viteve te 50 - ta !
Njëherë tjetër, isha tue kosite, ne kohe te “zadruges” (kooperativës). Vrejta një rrugeice neper livadh që shkonte te Gerla. Shkova pas gjurmëve dhe papritmas u çua një “kaçak” ne këmbe ! Kur pyeta : “Kush je ti, e çka po lype aty ?” Mu pergjegj : “Jam kalimtar, te lutem thirrma Çungun e ikëm ! Mixha (Çungu) ”shkoj menjëherë e kur u kthye me tha : “Mos u ba marak, se ata shkuene”. E kisha te qarte se ai po na rrezikonte jetën te gjithëve, se jo vetëm vehtes” ?
Por Çungu ne këto çaste ishte edhe naiv, i besonte çdokujt !
Rexhe Meta. Prelvukaj, me ka thëne njëherë, se Çungu ma qitete kutinë me duhan “Tarabosh” ne mes te kafes ne Guci, duke me thëne : “Byrem duhan burrash” ! E unë i thojsha : “Qebesa e Zotit shpejt ke me ia pa sherrin e s’po she hiç”. E ai mu përgjegjte : “Mos u tut he burr. Ju Martnoviqi tuteni shume” !
Dallohej edhe me diçka tjetër : Ishte pothuajse i vetmi shqiptar që shkonte ta vizitonte e i dërgonte ushqime dhëndrit te vëllait te tij - ELEZ H. BALIDEmaj T që ishte i dënuar me 20 vjet burg ne Podgorice. Kurse gruane me 2 fëmijë ia mbante ne sh tepi !
Ishte njeri nder njerëzit e rralle që s’kishte pranuar me hyre ne kooperative n e Vuthajve : “S’hihet ne Zadruge me fikanat e Vuthajve e me Raj Gariqin (i vetmi shkja ne fshat – R.D.) që Vuthjanet e kishin zgjedhur drejtor te asaj kooperative” !
Bile, njëherë e kishte shkaktuar edhe një drame ne lidhje me ketë : Mani flet : “Ishim tue shkue ne një mbledhje te shkolla e ne rruge e takueme” C.M. i cili iu drejtua Çungut me këto fjale : “Sot ishte dashtë te kërkojmë shpërndarjen e “Zadruges”. S’ashte ka shkon puna mbare e u fik krejt katundi. Prandaj cou ti i Pari e unë dal menjëherë pas teje e ta shkatërrojmë atë dreq. Me veti i kam krejt mahallen time…” Posa filloi mbledhja Çungu e merr fjalën dhe kërkon një gjë te tille. Menjehere pas tij filloi te flas C… që tha : “As dreqi si kupton Dedushajt. I nipi udhëheqë me mbledhje (Isufi ishte sekretar I kooperativës, si ish luftëtar i LAC - it – R.D.) e Çungu kërkon shkatërrimin e “Zadruges” ! Assesi, s’lejojmë. Nëse te gjithë Vuthajt dalin prej saj unë do ta mbaj me mahallen time ? Kështu pra, duke e mashtruar, duke e perciellur e duke e spiunuar Çungun, dalngadale e qesin ne kurthen e 18 korrikut 1951 !
ISUF ZYMERI
RedaktoIsufi ishte djali i vetëm i vëllait te Çungut –Zymerit. U lind ne vitin 1923 ne Vuthaj) (I regjistruar me 1925). Pasi mbeti herët pa nene, shpeshherë banonte te gjyshja, nena e nenës, ne Tpla te Tropojës, Ne shtëpinë e Niman Syles se famshëm. Te babai i nenës. Çka do te thotë se traditat e Vuthajve i perfeksionoi edhe me ato te Malësisë se Gjakovës. Çka është erdhe me me rendësi arriti edhe te shkollohej ne gjuhen shqipe atje. Pra ishte nder intelektualet e pare vuthjane te shkolluar ne gjuhen shqipe, gjersa moshataret e tij ne Vuthaj ose s’kishin kryer shkolle fare ose e kishin kryer ne gjuhen serbe.
Okupimi i Shqipërisë nga Italia e deshproi për se tepërmi dhe njeheret u tërhoq ne Vuthaj. E kur Italia e okupoi edhe vendlindjen e tij, Isufi iu bashkua LAC - it ne rrethin e Tropojës, se bashku me dajt e vet – Ali dhe Veli Niman Docin.
Kur Veli Nimani zgjidhet komandant i Brigadës XXV Shqiptare Isufi behet agjutant dhe përkthyes i tij. Ketë e dëshmon edhe bashkëluftëtari i tij, Dervish Rame Cela kur thotë : “…Ne luftime e sipër, ne Millosheve (…)plagoset një shok nga Vuthajt e Plave - Gucisë - Isuf Zymeri Dedushaj. Unë i afrohem dhe e marr për krahu Pal Shota (komesar i korpusit tone) i thotë pse nuk ecën ? Unë iu pergjegja : Shoku komisar Isufi është plagosur ne krah dhe prej forcës pushkën ia hodhi ne dëbore. Kur Pal Shota shikoi dëborën që skuqte nga gjaku, dërgoi lajmin ne komande. Komandanti dergio kalin e tij dhe derguem Isufin ne spital ne Mitrovice. Me vone jemi kthyer ne Tirane ku edhe isufi erdhi e filloi shkollën ushtareke.
Por kur e vranë gjeja “aksidentalisht” (ne prapaskene) komandantin, Veli Nimanin, ne vitin 46, Isufi tha me mire te me vrasin ne Plave - Guci UDB - a, sesa krtu, Isufi u kthye ne Vuthaj, e u be arsimtar, por me 18 korrik 1951 UDB - ae vret me gjthe xhaxhain Çung Tahirin. (Dervish R. Celaj : Me rastin e 65 vjetorit te ofrmimit te Brigadës XXV Sulmuese te UC te Shqipërisë” - marr nga interneti.) Ndërsa Mani, ne tetor te vitit 2000 shtonte; “Velia e ka pase perciells dhe kurir personal djalin e motrës se vet dhe kushëririn tim Isuf Zymerin. Ai u rrit te dajte, luftoi bashkë me ta dhe mbeti te ta pas luftës. Filloi te shkollohet ne Tirane.
Një dite, ne vjështëen e vone te 1946 - tes erdhi papritmas ne Vuthaj. U mërzitem dhe e qortuame pse e kishte leshue shkollën ! Na tregoi se ishte vra Velia tue thane : “ishalla me lanë rahat këtu, se atje s’guxoi te rri ma !” Dhe ashtu duel. Me 18 korrik 1951, pas një incidenti ne kufirin Shqiptaro - shqiptar, e lidhe UDB - a dhe bashkë me mixhën e vet Çung Tahirin e pushkatojnë ne fund te katundit. Bien pyetja : Amos Isufi ishte i vetmi dëshmitar që e dinte mire rastin e vrasjes se Veli Nimanit dhe u deshtë ta zhdukin kaq mizorisht ? (Shih lib. R. Dedushaj ; “Gjurme Mergimtaresh“ N.Y. 2009 f.164.) Posa vjen ne Vuthaj angazhohet ne hapjen e kurseve për zhdukjen e analfabetizmit. Punon nate e dite. Nenës time, që kishte qene nxënëse e tij i kujtohej si shume i bute, i urte por edhe shume kembengules për përvehtesimin e asaj që ua mësonte.
Si kuadër i kethyer nga lufta, normalisht, angazhohet edhe ne PKJ dhe zgjedhet sekretar i kooperativës se fshatit. Fshataret kishin shume respekt dhe besim ne te. Se rrjedhtë nga dy familje te mira : Nga shtëpia e Syle Hasanit te Vuthajve dhe Niman Syles te Krasniqes. Pra, ishte kuadër me perspektive. Por, e dinte edhe ai vet se ishte shume i perciellur : Sigurimi komunist i Shqipërisë ishte i interesuar ta likuidonte siç thamë edhe me larte, si i vetmi dëshmitar okular i vrasjes se dajës se tij –Veli Niman Docit. Por edhe njeri prej dëshmitareve me te njohur te krimeve te bëra ne trojet shqiptare ne ish Jugosllavi ne fund te LDB, percka kishte reaguar shpesh daja i tij - Veliu, dhe e kishte henger plumb krye !
UDB - ja Jugosllave, e kishte si person te dyshimt që ishte shkolluar shqip, ne Shqipëri dhe e dinte se ka pasur daje Veliun, i cili kishte rene duke i mbrojtur vendimet e Bujanit. U be i rrezikshëm për Jugosllavet sidomos pas vitit 1948, kur ata u “prishen“ me Shqipërinë. Jugosllavet, Isufin e njihnin që nga lufta. Ja një rast : Pas një masakre që cetniko - komunistet jugosllav e kishin bere ne Sanxhak, komanda e Brigadës XXV Shqiptare që ndodhej atypari (rreth Vishegradit) e dërgon Isufin me një tjetër që e fliste frëngjishten për te pyetur se për çka është fjala ? Ata shkojnë e komandanti sllav që fliste poashtu frëngjisht me kolegun e Isufit u thotë le te vij vet komandant Veliu, po pa arme ! E duke u larguar këta shkjau thotë serbisht : “Le te vij e do t’ia kajme nenën” !
Kur Veliu niset me shkuar Isufi i tregon se është ne rrezik dhe ai e dërgon përsëri Isufin që tu thotë se Veliu nuk vjen pa arme e pa mbrojtje. Komandanti sllav e pyet Isufin : ”Prej kahit je ti ci e din serbishten ?” E kur u tregon serbet e shënojnë emrin e tij ne një fletore. Dhe sigurisht ajo fletore ka luajtur rrol edhe ne përjashtimin e Isufit nga PKJ dhe ekzekutimin e tij me vone ! (Deklarate e Man Dedushaj, tetor 2000 ne Arbnesh te Pejës).
Kur te gjithë këtyre u shtohet edhe dyshimi që mbretëronte për sjelljet e veprimet e Çungut atëherë Isufi, si thonë ne Vuthaj, veç i numëronte ditët. Nenës time i kujtohej gjendja e tij fizike dhe shpirtërore gjate asaj kohe : “Rrinte shume i ligshte, s’hante. Rrinte ne mendime, punonte shume, Çungu i rrinte large. Pothuajse s’kishin fare marrëdhënie ne mes veti. Ecshin ne dy binar te kundërt : Çungu i mbante “ballistat“ ne mal (e kuptoja atë, se posa e piqesha bukën e çonte dikah, e mua mu deshke me qite tjetrën buke për ne) Kurse Isufi, punonte nate e dite për përparimin e katundit, shkollës shqipe, kooperativës etj !
Percdo mëngjes, kur nuk ishte isufi aty, vinte Ibra (nje kushëri yni) dhe i thoshte Çungut : “A ke asi duhanit te mire ma ? Qitna nga nja” ! Pinin duhen që i vinte era shume e mire. (Ma vone e kam kuptue se e merrnin nga kaçaket e Shqipërisë) !
Derisa Ibra ishte i afërt e pinmte duhan kaçakesh me Çungun, Brahimi (një kushëri tjetër) i rrinte afër Isufit tue mos ditur çka po bajne Çungu e Ibra. Mani (Babai im –R.D.) ishte ne mes te Çungut dhe Isufit. E kryente çdo detyre që ia jepshin njeri apo tjetri : U çonte buke kaçakeve ne mal –kur i thonte Çungu. I kryente punët e kooperativës, zakonisht i ruante delet e saj - sipas urdhrave te Isufit.
Kështu ne shtëpinë tone zhvillohej një politike që s’merrej vesh se cpo behej” – me foltë shpesh Nena ime –Qamilja, te e cila ngjarja ne fjale kishte lëne shume mbresa dhe zakonisht me foltë me lote ne sy… Ne pranverën e vitit 1951 (ndoshta ne prill), tre muaj para pushkatimit te Isufit, vjen një vendim nga Komiteti Qarkor i PKJ për rrethin e Andrievices që te gjithë Dedushajt (Isufi, Ibra dhe Brahimi – që te tre pjesëmarrës te Lac) te përjashtohen nga PKJ. Rame H. Gjonbalaj ne N.Y. me tregonte se askush prej anëtareve te Partisë nuk pajtohej që Isufi e Ibra te përjashtohen nga organizata. Ishin shume te respektuar nga te gjithë. Sidomos Isufi që s’kishte djalë me te mire e me te urte ne Vuthaj asokohe.
Sekretari i organizatës se PKJ ne Vuthaj, S.Q. ato dite i ka thirre një nga një te gjithë anëtaret e partisë dhe ka ba presion te hatashëm që ta ngrisin gishtin për përjashtimin e tyre edhepse s’kishte fare arsyetim pse po i përjashtonim ? Vetëm unë - thoshte Rama s’e kam ngritur gishtin. Te tjerët njëzëri i përjashtuan ! Kështu me ka deklaruar edhe Osman R. Ahmetaj, po ne NY. Bile ai shtonte se pas përjashtimit te tyre e pastrimit te partisë nga Dedushajt, ne pysnim : Ozo e cila mahalle e ka rendin tash ?
Syle Buti, një nip i joni dhe shok e bashkëpunëtor shume i ngushte i Isufit me thoshte : “U nisa një dite nga shtëpia te shkoj te Isufi. Rrugës i takova dy milic që e kishin lidhe Sokol Avdine – një bari, dhe e çonin për ne burg ! Shkova te Isufi dhe i thash : “Ec te ikim ne Shqipëri se kur po i burgosin edhe çobanet, çka presim ne mësuesit atëherë ?”
Isufi me tha : “Shko ti njëherë e nëse vështirësohet gjendja do te vij edhe unë” ! Ma dha një bombe Italiane e u kethye ne shtëpi. Unë i morra familjen e hyra ne mal. Dola ne Shqipëri (viti 1950) Me vone e kam marre vesh që Isufi s’kishte guxuar te vinte atje për shkak te rastit te Veli Nimanit !
Ditën kritike, me 18 korrik 1951. Isufi ka qene duke kositur me punëtoret e kooperativës jo shume large ngjarjes. I pari bashkë me Shaban B. Ulaj ka arritur te polici i vrare. S’ka vonuar aty arrine edhe Mani i cili e përshkruante ngjarjen : “Milici shkja ishte tue dhanë shpirte. Isufi ia kishte ngri sytë dhe e këqyrte. Unë ia morra pushkën milicit dhe i thash Isufit që te ikim se qyre tenxherja jone që u ka pru Çungu me hanger. Kishte edhe shume gazeta jugosllave dhe një pallto e ushtrisë shqiptare.” Isufi veç e shiqonte milicin. Nuk bezante. As nuk lëvizte. Një here ka thane : “kenka shkrue me na mbyte hu !” Pa vonu e erdhën njerëz te tjerë dhe milicia. “S’kam fole kurrë ma me Isufin” - thoshte Mani i shkret duke fshare ! Ketë ma ka vërtetuar edhe Shaban B. Ulaj.
Çfarë KA NDODHUR ME 18 korrik 1951 ?
RedaktoDihet se pas prishjes se marrëdhënieve Jugosllavo - shqiptare (me 1948) sllavo - komunistet e rivendosen përsëri murin e Berlinit përmes Shqipërisë. Menjëherë u vunë ne levizje serish, çetat kaçake, përbëre nga ata patriote te kësaj krahine, te cilët nuk iu dorëzuan okupatorit te ri cetniko - komunist Jugosllav, por edhe ata që ikën ne Shqipëri pas ati viti e me pare, me te vetmin qellim që ta bindin popullin që te mos i dorëzohet pushtuesit, te mos i mashtroje doktrina e UDB - ese që për moto e kishte parollen “përçaj e sundo“, dmth. te mos spiunojnë njeri - tjetrin, te mos vriten ne mes veti, te mos pranojnë te shkojnë si diversant ne Shqipëri - veprime këto tejet te poshtra që i organizonte UDB - a pas vitit 1948. Pastaj, te mos e lejojnë mbylljen e shkollave shqipe ne Mal te Zi dhe te kërkojnë rihapjen e atyre që ishin mbyllur, ter organizojnë shkollimin masiv te shqiptareve, te mos lejojnë shpërnguljen e tyre nga kjo krahine e sidomos atë ne Turqi, e shume gjera te tjera.
Këta lajmëtar te lirisë, gjenin strehim dhe përkrahje te pjesa me e madhe e popullsisë se kësaj krahine. Strehim te sigurte gjenin ne çdo kohe, sidomos ne shtëpinë e patriotit 60 vjeçar : Çung Tahirit, Dedushaj. Ne forma te ndryshme, por shume te sigurta, Çungu i prittë dhe i perciellte këta lajmëtar te lirisë, që siç thotë ne një rast Dr. Mark Krasniqi : “ishin opozita ne mal“ Duke e shtrire e zgjeruar rrjetin e jataqeve te tyre. Me 18 korrik te vitit 1951, veterani kaçak i këtyre maleve, Haxhi Meta (Martini) Prelvukaj, i shoqëruar nga Brahim S. Prelvikaj dhe Rexhep H. Balidemaj, ne afërsi te tebanit te tij. e vrasin policin jugosllav, Nikoliq Millan.
Lidhur me ketë ngjarje, Brahim Smajli, Prelvukaj me deklaroi ne Tirane me 25 maj 1971, sa vijon : “Dy dite ishim asaj here te strehuar ne Gerrle (prrue) ne fund te livadhit te Çungut. Mëngjesin e trete, isha ne roje, e shokët flinin. Pa pritmas, nga kaçubat dolën me pushke ne dore dy polic dhe ne pyetjen kush je ti aty, nuk u hamenda fare, sepse nuk kisha rrugëdalje tjetër, por te shtie me automatik kundër tyre. Njeri prej policeve u vra kurse tjetri iku ne drejtim te tebanit te Çungut që s’ishte larg. Mujta me vra edhe atë, por s’ishim ardhe me vra njerëz ! Ndërkaq, polici që shpëtoi Manit me vone i ka deklaruar : “Ishim ne roje te zakonshme, por me te vetmen detyre që ta mbajmë nen vrojtje te përhershme stanin dhe lëvizjet e Çungut me familje. Atë mëngjes Çungu, i cili si duket na kishte hetuar, ra ne fuind te livadhit e pastaj shkoi ne drejtim te fshatit. Millani me tha se ne Gerrle është dikush dhe u nis ne drejtim për te pare pse ishte Çungu me pare aty ? Unë kundërshtova, por isha i detyruar t’I shkoj pas, mbasi ai ishte eprori im dhe kështu ramë ne kaçak” !
Pas kësaj ngjarje, brenda një kohe te shkurtër nga te kater anët, vërshon ushtria dhe policia duke i rrethuar tebanet e Dedushajve. UDB - a Rankoviqiane i lidhi te gjithë burrat që ndodheshin ne stanishte. Qe nga ajo dite, autori i këtyre rreshtave, ne moshën 3 vjeçare e mësoi fjalën sllave “ne bojse“ (mos u friko)te cilën e shqiptonin ata polic te mallkuar e gjakatar gjate bastisjes derisa unë i ulur ne prehrin e nenës qaja me dënes. E mbaj ne mend, si sot, kur e morën tejen e re mbi bulere dhe e lidhen babain dhe mixhën - Isufin, Duke ecur rrugës, policia dhe te arrestuarit ne She te Mrines (prrue ne Zarunice) e takojnë Çungun, i cili posa i kishte ndegjuar te shtënat, ishte nisur ne drejtim te stanit, duke e parandier se diçka kishte ndodhur.
- Pse mi ke lidhe djemtë - iu drejtua komandirit te policisë - Dragut, se ata s’kanë kurrfarë fajit - vazhdonte Çungu. Ndërsa polici që kishte shpëtuar bërtiti : ”Ky ishte ne mengjez te banditet” !
- E lidhin Çungun duke e liruar Manin dhe te gjithë i dërgojnë ne stacionin e policisë ne Vuthaj “E merrshim me mend se çka po u përgatitet” – me thoshte kolegu i Isufit, mësuesi Isa E. Ulaj, ne Tirane, ne maj te vitit 1971. Pasi Isufit ia hoqën qesen (kuletën) dhe sahatin me qystek. Ndërsa Çungut, pa e pyetur asgjë, ne prezencën e shume fshatareve që na kishin tubuar aty, komandanti i policisë, Drago Vuceliq nga Drezovica, ia shtrëngoi duert me tel aq fort sa filloi t’i rrjedhi gjak nga lëkura ! Atëherë Çungu i tha : “Kështu nuk bajne burrat, po nxjerre altine e vramë he te p…ne te “Ndërsa Dragu iu përgjegj : “Biqe vremena i za to (do te ketë kohe edhe për atë)” ?
“Pasi i liruane te tjerët, mua me Ibren, kur praroi dielli, te lidhur se bashku, na nisen për ne Guci” - thotë Brahim C. Dedushaj. Kur ramë te Kershi i Qosa, na urdhenuen te ndalemi, tue e kqyre sahatin. Pasi pushuane te shtënat ne T’shtrejte na filluen përsëri. Kur arritëm ne policinë e Gucisë na thane : “Çungu e Isufi dështën te ikin, por i vrau ushtria” ? U habitem pse nuk na vranë edhe neve ? Shifej se çdo gjë ishte e përgatitur që ma pare. Ne kohen e caktueme kur Çungu e Isufi duhej “te iknin“ ata na ndalen ne rruge derisa i rahatuen ata !” (Shih lib. e cit. Krahina…f.289 - 295.)
I fundit, para pushkatimit te tyre i ka takuar Sadik H. Celaj : “Isha tue u kethye nga Gucia, Kur dola te shpija e Ujkan Smajlit Ahmetaj, u takova me shume milicë e vuthjane që e mbanin mbi supe një “mejte“ (kufome). Ishte ky milici i vrare kohe ma pare ne Zarunice nga terenistet e Shqipërisë. Dmth. ishte viktime e luftës se ftoftë që zhvillohej atëbotë ne Ballkan. Te shpija e Istref Sadrise i takova Ibren e Brahimin te lidhun ne pranga që përcilleshin nga tre milic.
Me pastaj, te Vada e Shalës, përmbi shkolle u takova me Çungun e Isufin, poashtu te lidhun që përcilleshin nga 5 udbash, civil t’armatosun : 1 shkonte para tyne, dy anash e dy pas tyne - njani prej tyne ishte famëkeqi Gjoko Gerbiq. Kur arrita te shtëpia, pas pak kohe krisen ca pushke ne Gjonbalaj, U kuptua se vranë dika…” (Shih lib. “R. Dedushaj : Si e gjeta dhe si e lash Shkollën Shqipe ne Prefekturën e Pejës“ N.Y. 2006 f.13 - 15.)
Pra ne te njëjtën dite, kur u vra polici, rrugës për ne Guci, ne vendin e quajtur T’shtrejte, me qindra predha nga utomatiket u hodhën mbi trupin e njome e te pafajshëm te mësuesit te pare për zhdukjen e analfabetizmit ne Vuthaj, dhe ish korrierit partizan ne Brigadën e 25 shqiptare, Isuf Zymerit Dedushaj dhe axhës se tij 60 vjeçar, Çung Tahirit. Te dy këta i varrosen ne një grope, te cilën pastaj e rrafshuane dhe nuk dihej se ku janë varrosur fare. Çka do te thotë se jo vetëm që ua morën jetën, por edhe vdekjen, duke ua marre kështu edhe te drejtën për ta pasur, se paku një varr !
Lidhur me varrosjen e tyre flet dëshmitari okular, Myftar M. Gjonbalaj, atëherë njeri nder udhëheqësit e rinise se fshatit : “Çungun e Isufin i kane vrare buz akshamit. Tan natën i kane lanë ashtu te shrime, te rrethuem me qindra polic e ushtar. Ne te vërtete te tanë Vuthajt kane qene ne shtetrrethim. Te nesërmen ne mëngjes me kane thirre e me kane pyet se ku me i shti ne dhe, Ata donin ti groposnin ne llug aty ku i kishin vrare, por unë u thash se kur te çohet gerrla i nxjerr uji e shashtriset populli me eshtrat e tyre ! Veç ti vorrosim ne Grope (livadh) te Sadri Alisë –Gocaj. Kurse ata me piskaten : “Don tua ngritish përmendoren me vone eh ! Hup (bezhi), me thane dhe u larguane nga unë. I varrosen nja 100 - 200 metra ma poshtë vendit ku i kishin masakruar, Ne anën e epërme te rrugës Guci - Vuthaj, ne një ledine (rrafshine). E çelen një grope dhe i gjuejten aty te shtrire ne shpine, njarin pran tjetrit. Përveç ushtrisë e policisë kishte edhe ca vuthjane, kryesisht udhëheqës lokal.”
Isa E. ulaj vazhdonte : “Para se ti mbulonin me dhe një policit boshnjak iu luta te me lejonte t’ia qes Isufit një mindile fytyrës - meqë e kisha kolege, mësues ne Vuthaj. Milici e ktheu shpinden se gjaja s’po sheh se cpo ndodhe dhe unë ia mbulova fytyrën me një shami te bardhe kurse Çungut i ra dheu fytyrës se pambuluar. Pastaj ushtria me çizme e rrafshoi vorrin dhe i vuni bosat e barit, I lagu me uje dhe nuk hetohej fare se aty ka fare vorrit.
Pas ca muajsh Mani ma ka dhanë një midile (shami) te bardhe që mua gati me pati ra pika prej merzise. Sa i forte ka qene Mani i shkrete ! S’di kush i kishte tregue për atë midil që ia kisha qite Isufit fytyrës, veç ma ktheu një tjetër. Sa ndershmeni kjo se !” Po përmendim këtu se rruga për Vuthaj është asfaltuar me vone dhe rruga e re ka rene përskaj përmendores se tyre (te ngritur 45 vjet pas vrasjes) dhe sot ska njeri që mund te hyj apo te del nga Vuthajt pa i ra ne sy fotografitë e këtyre martireve. Kjo do te thotë se ata që biene për atdhe nuk mund te zhduken. Nuk mund te izolohen dhe sot s, kishim ditur vend me te përshtatshëm me i vorrosur ata dy dëshmor te kombit, se sa aty ku ndodhen tani. Sado që serbet dhe ndihmësit e tyre vuthjane, janë munduar ti hudhin larg rrugës, pas shpindes ne një grope rrenz shkëmbit, por me kot.
“Arbëri s’vdes kurrë“ - o te shkrete… Isa Ulaj thoshte pastaj se : “pas pushkatimit te tyre atë nate, kemi rene bashkë me milicin e vramë ne milici ne Guci - te Kershllahet. Dmth. ne Kështjellat e Ali Pshe Gucisë (?) ishte e stacionuar policia serbe atëherë ! Ka ardhe shefi i UDB-es te Malit te Zi, emri si kujtohej, e ka pyet se ku janë te burgosunit. Ku ashte Çungu ?
- Çungun me te nipin Isufin, i kanë vra – iu përgjegj Gerbiqi.
- Kush i ka vra, banda e Shqipërisë ?
- Jo, ushtria e jone se kane dashtë me ik !
- Si me ike njerëzit me duer lidhun ? Po ju e pasket fikur Jugosllavene, Neve nau ka dasht Çungu gjalle, he nanen e juaj. Bertite si i çmendur dhe nxori alltin me e vra Gerbiqin !”” Kjo s’don koment…
Po te njajten nate, derisa viktimat e fashizmit serb, ishin ende mbi dhe, ne Vuthaj, ne Mejtepin e Gjonbalajve, mbahet një tubim ku kishin ardhur pothuajse krejt “hyqymeti“ i Malit te Zi. Man Arifi - Dedushaj e shpjegonte kështu atë ngjarje : “Kishin ardhe UDB - a komiteti, e dreqi e i biri dhe filloi mbledhja. Tan Vuthajt ishin aty. Një shkja i madh me pozite e merr fjalën. E përshkroi se çka kishte ndodhe atë dite. Se si Çungu e Isufi kane dasht me ike e i ka vra ushtria ! (për here te pare po informohesha për vrasjen e tyne - thotë Mani). Se si Çungu ishte fajtor për krejt këto ngjarje. Ai i ka mbajte “bandat“, kurse Isufi ashte vra pa faj !
Pastaj, fjalën e morri Deli Beqa dhe tha : “Nëse ka dijt Çungu, atëherë kane dijte te gjithë Dedushajt. Ashte dasht me i vra që te gjithë për ketë tradhti që ia kane ba Jugosllavisë“ ? Foli edhe Bali Syla - Gjonbalaj : “Nuk ashte dasht me i vra njerëzit. Ashte dasht me i cue ne gjyq e me e pa a kane faj apo jo, e pastaj me i denue. Sipas fajsise. Kështu s’ban me i vra njerëzit, pa gjyq. Edhe unë besoj se përveç Çungut s’ka dijt askush tjetër. Delia s’ka te drejte për çka tha !”
Mani vazhdonte : “E mora fjalën edhe unë. Tash se askush s’di çka ashte ba. Nëse ka dijte Çungu atëherë ka dijte edhe Deli Beqa e te gjithë këta që po udhëheqin me mbledhje sonte, se ma afër kane qene këta me Çungun se unë që e kam pase mixhe. Te gjithë udhëheqësve te fshatit Vuthaj u ndërroi ngjyra e fytyrës. Me ndërpreu një udbash tue pyet : “Kush ashte ky që po flet ?” E kur i thane se isha nipi i Çungut, ai pyeti përsëri : “E si ka shpetue ky, pse ashte ky ne liri !”
Konferenca vazhdoi e unë neper terr ika jashtë se tutesha mos po me burgosin.” Sipas kësaj që u tha me larte dhe duke u bazuar ne ngjarjet që kane ndodhur me vone lirisht mun te konkludohet se : Isufit iu ka pregatitur vrasja që nga dita kur ishte vrare daja i tij, Veli Niman Doci ne Tirane, me 1946. Është perciellur dhe është shfrytëzuar kjo ngjarje për ti zhdukur gjurmte e vrasjes se Veliut. Dmth : se bashkëpunimi i UDB-es me Sigurimin e Shqipërisë komuniste e zhdukin atë, si dëshmitar te vetëm te asaj vrasje makaber te Tiranes.
Vendimi përfundimtare është marre atë dite te “vodi“ (stacioni i policisë) ne Vuthaj. Drago Vuceliq, ne marrëveshje me ca udhëheqëse lokal te asaj kohe dhe me aprovimin e udbashit Gjoko Gerbiq e kane kryer aktin e gjenocidit. Ja se pse : Shume vuthjane dhe jo vetëm vuthjanet, aso kohe ishin duke i mbajtur terrenistet e Shqipërisë. Bile edhe ca nga udhëheqësit lokal te asaj kohe ! Meqë i kishin miq, vëllezër apo fqinje që kishin mbetur perte kufirit Shqiptaro - shqiptar. Vuceliq ishte ne dijeni për ketë. Andaj ku me e dijte me çfarë kompensimit apo i etshëm për gjak shqiptarit e pranon sugjerimin e tyre dhe bene siç bënte Hitleri : Për një gjerman te vrare 100 te tjerë, gjegjësisht për një shkja te vrare 4 shqiptar ; 2 te pushkatuar ne vend, e 2 ne Goli Otok me vite.
Ketë konstatim timin ma ka vërtetuar disa here gjate viteve te 70 - ta edhe Tahir S. Hasangjekaj ; “Drago Vuceliq, nga Drezovica, ne bashkëpunim me ca udhëheqës lokal - vuthjane, i ka prite e perciell me dhjetëra terenista që vinin nga Shqipëria e që shumica ishin te lindun ne ketë krahine apo që i dërgonin si diversant ne Shqipëri. Dhe për me ua vu kapakun te gjitha ketyne l ojnave ashte dashtë te likuidohet Çung Tahiri atë dite pa ra ne Guci, ku do ti kishte zbulue këto dallavere për shumicën e te cilave ishte ne dijeni edhe ai vet !“ “Ma se 50 veta nga krahina jone do t’ishin burgose sikur te kishte ra gjalle Çungu ne Guci atë nate – me thoshte shpeshherë një vuthjane që s’ka pranuar ti përmendet emri. Një pjese e tyne janë burgose ma vone, një pjese s’janë burgose kurrë. E disa nga ata janë ba edhe bashkëpunëtor shum te zellshëm te UDB-es ma vone !”
Pra Çungu e Isufi u vranë mizorisht e kushërinjtë e tyre IBRA dhe BRAHIMI I kaluane nga disa vite ne Goli Otokku Ibra posa doli nga burgu vdiq. Pse vdiq aq shpejt e tregon me se miri ky rast : “Mund ta merrni me mend çfarë vuajtjesh ishin ato, kur e nxorën një mëngjes IBER DEDUSHAJN nga qelia ne korridor që ishte i gjate rreth 10 - 11 metra dhe i komandonte “komandiri“ i stacionit N. nga Velika : “Shtriju atje ne qoshe te korridorit he babën tënd shqiptar” ! ibra ra ne bark, ndërsa i urdhëronte : “Jo ashtu he babën tënd shqiptar, por bie ne shpine” ! Dhe i shkreti Dedushaj u kthente ashtu e komandanti që i kishte përmbi 100 kg, merrte turr nga qoshi tjetër i korridorit dhe i kërcente te shkretit ne stomak me te dy këmbët duke e përsëritur te njëjtën gjë dy - tri here, ne stomak dhe ne gjoks derisa i ngjori Dedushaj e humbte vetëdijen dhe atëherë e tërhiqnin zvarrë e gjuajshin ne qeli duke u zgerdhire si bishat e terbuara.” (Shih lib. e Ibro Musiqit te botuar ne Plave ne vitin 2006 f.18. Ngjarja ka ndodhur nr burgun e Andrievices ne vëren e vitit 1951. - R.D.)
Ngjarja që ka ndodhur me 18 korrik l951, ne Vuthaj ka mbetur enigmatike deri ne fund te asaj dekade. Derisa kane nise te kthehen nga Shqipëria disa “t’ikur“ ne Shqipëri (lexo : te dërguar atje nga UDB - a) Ata atje kishin pasur takime me te gjithë ata kaçak që kishin qene ne teren ne ketë krahine, duke filluar që nga viti 1948. Dhe, te gjitha informatat i kishin siellur ne UDB ! Pas këtyre ekskursioneve turistike një pjese e mire e ish udhëheqësve lokal te Vuthajve –ne kohen e vrasjes se Çung Tahirit ranë ne burg ose ikën ne Shqipëri me përjashtim te atyre që vazhduane bashkëpunimin me UDB-en Jugosllave deri ne vdekjen e tyre ? Ne burg përveç vuthjaneve ranë edhe te tjerë nga Krahina ne fjale.
Sidoqoftë rasti i vrasjes mizore te Çung Tahirit me te nipin Isufin, ka qene pothuajse rasti me vendimtar, me katastrofik për cberjen e Vuthajve dhe shkatërrimin e asaj kështjelle natyrore te pamposhtur shekuj me radhe. Riforcimi i atij kufirit te mallkuar, sherri i te cilit u vranë Dedushajt e lartpërmendur është fatkeqësia me e madhe për ata malësor. Çfarëdo që donin malazezet bënin me pastaj ndaj vuthajaneve dhe atë nëpërmes te vet vuthjaneve –spiuna që mbinin si kërpudhat pas shiut… Vuthjanet e pandar kurrë me pare, u ndanë netri grupe rivale ne mes veti :
1. Te gjithë ata që ne një mënyre apo ne një tjetër u ishte dhembur Çung Tahiri dhe silleshin mire ndaj Manit dhe jatimave te te vrarëve ishin te përndjekur, te perciellur, te diskriminuar, te përbuzur, te burgosur dhe me ne fund për te mbiegzistuar u shpërngulen ne Kosove apo Shqipëri e se fundi ne SHBA. Haxhe Mustafa i Celajve, ne Fier te Shqipërisë, ne maj te vitit 1971, me thoshte se disa here e kishin ftuar ne polici dhe e kishin pyetur : Çfarë lidhje ke ti me Man Arifin, ndaj te cilit ishim siellur shume mire ! E kur e pyeta pse silleshi aq mire me te, ai u përgjegj : “Po atë e kishte vrare Zoti boll. Me plot shtëpinë jetima, jetonte pergazep. Keshtuqe çdo shqiptarit iu dhimste e nëse s’guxonim t’i ndihmonim bile s’pakut duhej ta ruanim. Shume njerëz janë marrur ne pyetje aso kohe : “Pse shkoni apo rrini me Dedushajt” – shtonte Haxha.
2. Një kategori vuthjanesh shiqonin punën e vet, mundoheshin me mbajte bagëti, me punuar e me jetuar ne mënyre te pavarur, te ndershme dhe pa ua vu veshin “mushqve te derzhaves“. Por s’i lenin rahat ? Ne gjysem te verës i ulnin me nga 2 - 300 copa dele nga bjeshka dhe kështu me gjithfarë presionesh ose i bënin për vehte –spiun, ose i çonin ne burg apo i detyronin te largoheshin nga Vuthajt : T’iknin ne Shqipëri apo ne Kosove prej andej ne SHBA, pastaj !
3. Ne fillim me se miri e kishin punën ndjekësit dhe shtypësit e te dy kategorive te para : Zenin pozita lokale e shtetërore. U “ndihmonin“ njerëzve për ta siguruar “pasoshin ‘ - siç i thonin ata, brenda dy orëve, bile edhe fëmijëve 12 - 14 vjeçar duke i perciellur ne rruge te pakthim – ne SHBA. Dhe, një dite, duke u falënderuar veprimeve te veta “bemirese“ mbeten qyqe vetëm ne Vuthaj apo ne Guci e Plave. Tani sillen si qen me zhugë neper sokaqet e Gucisë apo te Plavës duke u bërtitur “boshnjakëve, sabahajrolla e merhaba“ dhe duke mos pasur me kënd ta flasin asnjë fjale ne shqipet ! Por, te njëjtit, edhe tani kujdesen, nëse vjen ndonjë gazetar apo kamerman nga Kosova apo Shqipëria ne Vuthaj, mos t’i lëshojnë t’a përfshijnë ne shënimet e veta përmendoren te sapongritur te Çung Tahirit me te nipin ! Ne asanje video –kasete “artistike“ te “patrioteve” tone, nuk hynë ajo ? Dmth : Siç shprehet ne një rast i shumepërndjekuri, Sabri Novosella : “stalinist o – enveristet apo titisto – fadilistet“ ende i trajtojnë ato varre si varre “tradhtaresh“, “armiqesh te popullit apo te Jugosllavisë se tyre“ tani te ngordhur. (Shih gaz. “Bota Sot ’30 prill 2011 f.12.)
Mire e kane, se Çung Tahiri ishte i pari njeri ne atefare Jugosllavie që filloi ta vriste atë. ishte nder te paret shqiptar që u tha JO, Jugosllaveve pas prishjes se kunores se Titos me E. Hoxhen, “ Jo, nuk e pranojmë atë kufi nëpërmes tokës tone. Nëpërmes te Vuthajve. Nuk i ndajme Alpet Shqiptare. Ato janë një e s’bën ndryshe !” – Do tu thoshte te dyve : Titos dhe Enverit që e ringriten atë kufi te mallkuar. Por c’ti bejsh, që s, mund ta merrte me mend i gjori, se kur te bien ai kufi i mallkuar s’do te ketë aty vuthjane me. S’do ta besonte atë gjë kurrë. Se Vuthjanet i kishin qëndruar sundimit romak, osman, malazez dhe Karagjorgjeveqeve, duke mbetur te gjithë aty. Kishin mbetur aty gjithenje 200 shtëpi (200 shpi Vuthaj – u thonin me krenari !) E sot ? Pra, Çung Tahiri e fitoi luftën. U zhduk kufiri shqiptaro - shqiptar. Por c’ti bejsh që Tito dhe Enveri ia zbrazen Vuthajt ? i cuen ne Amerike ! (Shih : R.Dedushaj: “Shpërngulja e Shqiptareve te Plave - Gucisë“ N.Y. 1997)
Megjithatë ai mbetet krenar. Asnjë njeri, siç është cekur edhe me larte, s’mund te hyj as te dal nga Vuthajt pa i ra ne sy fotografia e Çung Tahirit me plisin e bardhe si bora ne vetull te syrit. Dhe ia leshuane apo jo kamerat enveristo - titistet, çdoherë do ti biene ne mend fjalët e pellazgjikut –Leonidha (jo grekut, siç genjejne ata që na vodhën historinë) : O udhëtar, kur te shkoni ne Sparte (lexo : ne Vuthaj) thuani (ne paçi kujt) se kemi rene duke e mbrojtur nderin e tyre, bashkimin e tyre, fityren e tyre, Besën Shqiptare, krenarinë vuthjane…”
Këtu qëndron shkaku pse ne asnjë video - kasete nuk regjistrohet kjo përmendore. Se ata që regjistrojnë apo i porositin regjistrimet janë ende ne shërbim te atyre që i vranë Çungun e Isufin, që i thane Vuthajt, që e sllavizuane qytezën e Kelmendit (Shkodrën e dyte) - GUCINË. “Për 24 vjet do t’i zhduki Shqiptaret nga ato troje“ – kishte deklaruar Nikolla Pashiqi para Evropës. Mund te krenohen argatët e tij – mjerisht ! Pra siç thotë ne një rast Presidentja e Kosovës z. Atifete Jahjaga : “Historia jone e re ka qene shumehere tragjike, si popull ne tërësi, e veçmas për shume individ dhe familje te spikatura”. (Gz. ”Bota Sot“ 7 maj 2011 f.6). Teshtojme me ne fund se me rastin e 80 - te vjetorit te shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, Presidenti i Shqipërisë Dr.Sali Berisha i dekoroi këta dy martir Çung Tahirin me “URDHËR PER VEPRIMTARI PATRIOTIKE TE KLASI II“ dhe Isuf Zymerin me “URDHRIN NAIM FRASHERI TE KLASIT PARE, PËR SHËRBIM NE SHKOLLA SHQIPE NE SHQIPËRINË VERIORE“ (Shih Gaz. “KOSOVA“ Tirane nr, 3 (36), maj 1993, f.7 dha ajo nr. 9 (42), korrik 1993 f.8 dhe nr.12.korrik 1994 e nr.4. mars 1995 f.3.)