Dajlan Omeri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dr. shk. Dajlan Omeri është një ndër personalitetet tanë shkencor më të mirë në fushën e ndërlidhjes. Ai ka shërbyer një jetë të tërë në ushtri dhe është liruar prej saj me gradën kolonel në vitin 1992, ndërsa mban prej vitit 1993 gradën e doktorit të shkencave. Është autor i dy studimeve shkencore aplikative në fushën e ndërlidhjes, shef i administrimit të frekuencave dhe sekretar i komisionit shtetëror të radiokomunikimit, anëtar i këshillit shkencor të Akademisë Ushtarake, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Radioamatorëve. Ai është pjesëmarrës si përfaqësues i Shqipërisë në 8 konferenca e seminare ndërkombëtare për radion, frekuencat dhe radioamatorët në Dyseldorf, Athinë, Tokio,Gjenevë, Izrael, San Marino. Në dhjetor 1961 ai ishte oficeri i parë që drejtoi për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare veprimtarinë e pikës së ritransmetimit në majën e Malit të Tomorrit, në lartësinë 2460 m mbi nivelin e detit, ku punoi tre vjet (800 ditë), të cilat ai ka përshkruar në ditarin e tij.